• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Maqedoni llogariten 460 milionë dollarë

by Aalison Pearse Stevens
16/03/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i Korridorit të Tetë shihet me interes për biznesin maqedonas. Kjo doli nga Forumi i tretë të biznesit dhe investimeve Shqipëri- Maqedoni, që u zhvillua të mërkurën në Tiranë. Ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov tha se me rëndësi kyçe për të dy shtetet është lidhja infrastrukturore dhe me përfundimin e Korridorit të Tetë hapen mundësi të mëdha për lidhjen e porteve detare të Turqisë dhe të Bullgarisë me portet detare të Shqipërisë, që janë një mundësi e jashtëzakonshme edhe për biznesin maqedonas, transmeton atsh.

Maqedonia e Shqipëria si shtete fqinje të parë, ndajnë aspirata të njëjta në kuadër të proceseve të integrimit euroatlantik dhe zhvillimit e përparimit të bashkëpunimit rajonal, i cili, nënvizoi ai, duhet të intensifikohet në të gjitha sferat ekonomike.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi u shpreh se bashkëpunimi me rajonin na mësoi se kemi potenciale të mëdha së bashku, por dhe për të çuar më tej kooperimin. Ajo informoi se shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve dhe përfaqësisë maqedonase në pjesën veriore.

“Kjo do të na sjellë lehtësi për investimet strategjike, pajisjen me leje dhe licenca”, u shpreh më tej ekonomi. Gjatë forumit, vuri në dukje Ekonomi, bizneset kanë mundësi që të shkëmbejnë informacione për zonat teknologjike dhe industriale.

“Dy vendet tona aspirojnë të kenë një hapje më të madhe të kapitalit, lëvizje më të lirë të shërbimeve, të shkëmbimit të eksperiencave sipërmarrëse. Këtë lloj bashkëpunimi vendet tona nuk e gjejnë vetëm në takimet e drejtpërdrejtë si ndodhi këto dy ditë, por edhe me tavolina të rrumbullakta apo forume rajonale”, deklaroi Ekonomi.

Next Post

Indeksi/ Shqiptarët, të lumtur sa afrikanët dhe banorët e Lindjes së Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In