• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

by A R
01/04/2026 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në epokën digjitale shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë kanë fituar një dimension të ri. Të nisura në vitet 60-të të shekullit të kaluar, në panoramën e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse midis dy vendeve, shkëmbimet kulturore dhe njerëzore shënuan kulmin e tyre gjatë një dekade. Diktuar nga ndërprerja e njëanëshme nga pala shqiptare e marrëdhënieve dypalëshe edhe shkëmbimet kulturore u ndërprenë deri në vitet 90-të, kur Shqipëria hyri në pluralizëm politik. Pavarësisht ndërprerjes së këtyre shkëmbimeve memoria kulturore e shqiptarëve dhe kinezëve, mbeti e paprekur. Ashtu si rinisën kontaktet e tregtarëve me bizneset kineze, edhe shkëmbimet në fushën e kulturës dhe arsimit krijuan një histori të re. Janë të shumtë të rinjtë shqiptarë të diplomuar në universitetet kineze, të cilët janë kthyer në atdhe dhe kontribuojnë në fusha të ndryshme.  Artistë shqiptarë të njohur në botë kanë performuar në skenat kineze, ndërkohë që letërsia e të dy vendeve, falë programit të përkthimeve, të sponsorizuar nga qeveria kineze, është bërë e njohur për lexuesit dhe promovohet në panairet e librave.

Breza të tërë të rinjsh shqiptarë janë diplomuar në Institutin Konfuci të Tiranës, i cili promovon gjuhën dhe kulturën kineze në kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që të rinjtë kinezë mësojnë gjuhën shqipe në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Vepritmari si Java e Kulturës Kineze” të zhvilluara çdo vit në Tiranë, ekspozita të arteve figurative të artistëve kinezë në Shqipëri dhe pjesëmarrja e piktorëve dhe skuptorëve shqiptarë në Bienalet e Artit në Kinë, si Helidon Haliti, Alfred Marashi Milot dhe Helidon Xhixha, performancat e këngëtarëve lirikë shqiptarë Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu kanë hapur një faqe të re në shkëmbimet kulturore midis dy vendeve.

Në epokën digjitale shkëmbimet kulturore midis Shqipërisë dhe Kinës janë shtuar, ndikuar dhe nga heqja e vizave për qytetarët  e të dy vendeve, gjë që ka shtuar shkëmbimet turistike. Këto shkëmbime të shtuara ndikojnë dhe në njohjen më të madhe mes dy vendeve.

Në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës komentojnë shkëmbimet kulturore midis dy vendeve, nisur nga përvojat e tyre personale, sinologu Iljaz Spahiu, regjizorja dhe producentja Jona Hasija dhe skulptori dhe pedagogu i Universitetit të Arteve në Tiranë Vladimir Llakaj

CMG: Në intervista të kaluara kemi trajtuar historikun e shkëmbimeve kulturore Shqipëri-Kinë, historikun dhe potencialin e rritjes së tyre. Ju zoti Iljaz, si i vlerësoni këto shkëmbime në epokën e mediave sociale, bazuar dhe në eksperiencën tuaj?

Iljaz Spahiu: Për mua është kënaqësi të flas për shkëmbimet kulturore, sidomos midis Kinës dhe Shqipërisë sepse i kam ndjekur për një kohë të gjatë dhe kam qenë pjesëmarrës në nxitjen e tyre. Shkëmbimet kulturore kanë një ndikim të jashtëzakonshëm për njohjen reciproke mes dy vendeve dhe ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve në fusha të tjera. Sa i përket epokës së digjitalizimit, unë i përkas një brezi tjetër dhe preferoj marrëdhëniet tradicionale, megjithatë shoh se digjitalizimi ka një rol të pazëvendësueshëm.

Unë ndjek rrjetet sociale kineze si Wechat e të tjera dhe vë re se herë pas here në to postohen sekuenca nga filmat shqiptarë. Akoma sot shfaqen sekuenca nga filmat “I teti në bronx” ose “Ngadhnjim mbi vdekjen”, të cilat shoqërohen me komente të shumta nga ndjekësit kinezë. Aty vë re që kinezët vazhdojnë të kenë nostalgji për filmat shqiptarë dhe nëpërmjet komunikimit që ata kanë me njeri-tjetrin ata mësojnë për Shqipërinë. Madje në këto rrjete sociale kam parë foto të aktorit Mevlan Shanaj kur aktronte në moshë të re në filmin “I teti në bronx” dhe si është sot. Madje i kam folur për këtë aktorit Mevlan Shanaj. Gjithashtu dhe për aktorët në filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Kjo është mjaft interesante.

Kam vënë re në rrjetet sociale dhe komente të turistëve kinezë, djem dhe vajza të rinj që vizitojnë Shqipërinë dhe mendoj se ata bëjnë më shumë promovim se sa disa media bashkë. Komentet e këtyre të rinjve në mediat sociale janë të drejtpërdrejta dhe të sinqerta dhe në postimet e tyre flasin dhe për miqësinë mes dy vendeve tona. Janë disa platforma, por është dhe Radio e Jashtme e Kinës (Grupi Mediatik i Kinës) që ka një platformë promovuese për Shqipërinë, si dhe Katedra e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, por dhe platforma turistike, të cilat bëjnë një promovim shumë të mirë të Shqipërisë në rrjetet sociale.

Jona Hasija/Foto nga CMG

CMG: Jona ke qenë shumë aktive në rrjetet sociale shqiptare gjatë turit që ke bërë para disa vitesh në Kinë. Opinioni yt për ndikimin e rrjeteve sociale në shtimin e shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Kinës.

Jona Hasija: Kur kam shkuar në Kinë në vitin 2018 ishte mahnitëse për mua, por më shumë më ka surprizuar vizita në Xian, në Muzeun e Ushtrisë prej terrakote, ku pashë artin, historinë. Kisha lexuar për këtë monument  por impakti i parë kur e pashë atë nga afër ishte e mahnitshme. Vitet kalonin dhe kur u riktheva në Kinë ishte fat që vizitova Murin Kinez, që mbart një histori të rëndësishme. E theksoj këtë qasje sepse ndonëse kemi vizituar objekte industriale, impaktin më të madh e kanë ato kulturore. Madje dhe në atë periudhë të historisë kur marrëdhëniet u ndërprenë ne e njihnim Murin Kinez apo Qytetin e Ndaluar.

Në Kinë kur thoja se jam nga Shqipëria, më thonin se njihnin filma shqiptarë. Kjo tregon se urat i ndërton kultura, sado larg që ne jemi me Kinën.

CMG: Kina është lider në teknologjinë e avancuar dhe nëse viziton fabrikat e robotikës apo të kësaj teknologjie, befasohesh sepse janë të paimagjinueshme, por në memorien shpirtërore të mbeten objektet kulturore. Arti, kultura dhe gjuha lenë gjurmë më të thella shpirtërore tek ata që e vizitojnë një vend. Artistët shqiptarë e kanë një stacion të rëndësishëm Kinën. Ju, profesor Llakaj keni vizituar Kinën, cila është eksperienca juaj nga kultura e saj?

Vladimir Llakaj:  Kur mu bë ftesa për në Kinë isha shumë kurioz për zhvillimin e saj, por dhe kulturën. Mendoj se ky zhvillim kaq i rëndësishëm i Kinës është i rrallë në historinë e njerëzimit. Një popull i madh në një hapësirë të madhe dhe me zhvillim e kulturë të madhe shkëlqen si një shembull i jashtëzakonshëm. Në një akademi që na ftuan në Kinë morëm pjesë në një leksion të hapur dhe atje takuam profesorë të moshuar dhe të rinj. Profesorët e moshuar na folën për filmat shqiptarë dhe më bëri përshtypje se kënduan disa këngë shqiptare dhe aty pashë forcën e kulturës që i lidh kombet dhe i mban më afër njeri-tjetrit edhe kur politika dështon.

Kultura është më afër qenies njerëzore. Gjatë vizitës në Kinë pata përshtypje të jashtëzakonshme. Në qarqet tona artistike flitej për Operan e Pekinit dhe unë isha shumë kurioz, ndaj mendoj se është një dimension shumë i veçantë. Ky art është unik, burimor  dhe më ka mahnitur kostumografia  dhe skenat.

CMG: Ju Iljaz e keni ndjekur në etapa të ndryshme zhvillimin e Kinës, sepse keni studiuar atje, keni punuar dhe jetuar në këtë vend. Në 10-15 vitet e fundit, falë hapjes së të dy vendeve publiku shqiptar ka më shumë informacion për Kinën. Vëreni një evoluim të njohjes së Kinës nga shqiptarët?

Iljaz Spahiu: Në Dy Sesionet e fundit një nga pikat ishte dhe nxitja e shkëmbimeve kulturore. Kina gjithmonë i ka kushtuar rëndësi shkëmbimeve kulturore me botën. Vendi ka një qytetërim gati të pakonceptueshëm nga të tjerët, si dhe Kina ka mendimin holistik, ndërsa Europa mendimin linear, ndërsa kinezët në bazën e marrëdhënieve kanë harmoninë dhe bashkëpunimin. Në periudhat e fundit shqiptarët kanë informacion më të madh për Kinën falë rrjeteve sociale, mjeteve të informimit. Kina po punon shumë që të shkojë një interpretim i drejtë tek lexuesit, sepse kultura dhe filozofia kineze deri më sot nuk ka qenë shumë e njohur për shkak dhe të mungesës së përkthimeve. Madje ka patur keqkuptime të mëdha për shkak të cilësisë së përkthimeve.

Sinologu Iljaz Spahiu/Foto nga CMG

Falë medias dhe rrjeteve sociale shqiptarët sot janë më të informuar për Kinën, ndoshta ndonjëherë jo shumë të saktë dhe ka keqkuptime për aspekte të ndryshme të zhvillimit të Kinës. Brezi i vjetër i kinezëve vazhdon të ketë interes për Shqipërinë edhe në kohët e sotme, ku në Kinë depërton e gjithë kultura botërore. Megjithatë ka interes për Shqipërinë dhe fakti që tek ne vazhdojnë të vijnë grupe turistësh, madje dhe të rinj nga Kina, të cilët kërkojnë rrënjët e miqësisë midis dy vendeve është diçka shumë e mirë që duhet të çohet më tej. Mënyrat për ta zhvilluar këtë janë nëpërmjet promovimit, por dhe me projekte shtetërore si dhe kërkon mbështetje.

Programi i përkthimit të librave në të dy gjuhët shqip dhe kinezisht është mbështetur nga qeveria kineze dhe është i jashtëzakonshëm dhe pa ndihmën e tij letërsia kineze në Shqipëri ndoshta do të ishte e panjohur. Aktualisht mund të ketë mbi 100 tituj librash të letërsisë, filozofisë, politikës, ekonomisë, të përkthyera në shqip, që ndihmojnë lexuesin shqiptar të njihet më në thellësi me Kinën.

CMG: Jona, fole për impresionet nga vizitat në Kinë, por cili është opinioni juaj si regjizore dhe producentë për një nga veprat madhore televizive të Kinës, siç është Galaja e Festës së Pranverës.

Jona Hasija: Gjatë vizitave në Kinë isha njohur me transmetimet live dhe kur vija në Shqipëri nëpërmjet emocioneve të mia flisja për to dhe kishte njerëz që më shikonin me habi. Jam e lumtur që sot falë teknologjisë, rrjeteve sociale por dhe hapjes së Kinës njerëzit e kanë parë atë që unë u tregoja. Tashmë i diskutojmë si impresionet e të gjithëve.

I gjithë festimi i Vitit të Ri Kinez këtë vit mendoj se ka qenë siç festohet në të gjithë botën, një spektakël i globalizuar. Transmetimi global i këtij spektakli e ka bërë edhe më të prekshme këtë kulturë dhe më pëlqen që kultura na lidh. Ne shqiptarët vitin e ri e kemi një festë familjare dhe kjo na bashkon me kulturën kineze.

Unë udhëtoj shumë dhe mendoj se një nga vendet më mikpritëse ka qenë Kina. Flas me pasion për atë vend. Sa i përket realizimit të spektakleve kinezët janë të jashtëzakonshëm. Një tjetër impresion i imi kur kam qenë në Kinë, në Operan e Pekinit në një mur janë vendosur fotografitë e artistëve më të famshëm që kanë kënduar në këtë opera. Unë kam qenë shumë e lumtur kur në Operan e Pekinit kam parë fotografinë e Ermonela Jahos. Tashmë falë rrjeteve sociale çdo artist, piktor apo skulptor  shqiptar, ndonëse ne jemi një vend i vogël, që të arrijë të depërtojë fuqishëm në kulturën e një vendi të madh siç është Kina, është impresionuese.

Nëpërmjet transmetimeve nga Kina kemi parë së fundmi tenorin shqiptar Saimir Pirgu që vizitoi Kinën dhe performoi, po ashtu dhe skulptorë dhe piktorë shqiptarë njihen në Kinë, apo shkrimtarë si Ben Blushi, Lea Ypi dhe Diana Çuli, duke ndjekur rrugën e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit.

Me kalimin e viteve edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, këto arritje na sjell Kina nëpërmjet kulturës së saj gjigante, ku do të veçoja dhe emisionin në gjuhën shqipe, ku kam qenë e ftuar. Gjithashtu programi i Radio Ejani.

Iljaz Spahiu: Po ashtu dhe Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit

Joha Hasija: Do të përmendja dhe shkëmbimet e studentëve, siç është Instituti Konfuci ku të rinjtë shqiptarë mësojnë gjuhën kineze. Unë e ndjej që do të kthehem sërish në Kinë sepse në këtë vend ka shumë gjëra për të zbuluar dhe për t’ia transmetuar vendit tonë. Në çdo udhëtim timin kisha shumë dëshirë të kisha një kamera dhe të filmoja. Më ka bërë përshtypje në Pekin Zona 798, një zonë arti që dikur ka qenë një uzinë dhe tani shërben si një qendër arti. Kur u ktheva në vendin tim mendova pse të mos kishte dhe tek ne një të tillë.

Profesori Vladimir Llakaj/Foto nga CMG

CMG: Profesor Vladimir, ju i përkisni arteve figurative dhe kemi vënë re se disa artistë të njohur nga këto arte e kanë bërë Kinën një stacion të shpërfaqjes së krijimtarisë së tyre.

Vladimir Llakaj: Përse duhet ndjekur shembulli i Kinës? Mentaliteti i tyre i hapur duket në përthithjen që i kanë bërë çdo gjëje të bukur dhe funksionale nga Europa. Kështu do të kujtoja se modeli i Zonës së Artit 798 është dhe në Angli dhe Gjermani, në vitet 60-70-të në objekte industriale të dala jashtë funksionit të tyre, transformoheshin në zona artistike të qyteteve, duke i bërë ato më atraktive në fushën e artit. Kina këtë e përqafoi dhe ndërkohë është treguar e hapur si mentalitet që kur shkon në këtë vend e shikon kudo. Kur një popull kaq i madh me një filozofi të madhe arrin të përthithë gjërat më të mira dhe të vetëkontrollohet, kthehet në një shembull të jashtëzakonshëm për të tjerët.

Sot artistët kinezë janë në majat e zhvillimit dhe ndërkohë në Kinë gjen artistë të mëdhenj botërorë, të cilët i respektojnë. Po ashtu artistët kinezë i gjen kudo në botë. Ndër këta sheh dhe artistë shqiptarë dhe të bën përshtypje shumë të mirë. Artistët Alfred Mirashi Milot dhe Helidon Xhixha kanë performuar me punët e tyre, të ekspozuara para muzeve dhe objekteve të rëndësishme në Kinë. Një ndër to është vepra “Çelsi”, një simbol i jashtëzakonshëm  i gjetur nga një shqiptar. Unë e kam vlerësuar shumë, pavarësisht se këtu tek ne në terren e kritikojnë, ngaqë nuk i bëhet shërbimi i duhur artistit.

Me simbolin e Çelsit,autori ka dashur të thotë se ka ardhur një moment historik që shumë porta duhet të hapen, porta të mendimit. Unë jam artist por e vlerësoj shumë idenë e tij.

Ndërsa artisti Helidon Xhixha me materiale tepër bashkëkohore, me të cilat artistët nuk kanë guxuar ndonjëherë të punojnë, ai luan me formën dhe dritën. Bëhet fjalë për filozofinë e jetës, drita që gjendet kudo.

Iljaz Spahiu: Unë kam parë dy koncerte të Inva Mulës në Pekin, ekspozita të ndryshme të artistëve shqiptarë.

CMG: Institucionet kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e këtyre potencialeve, por dhe artistët luajnë rolin e tyre në këtë drejtim. Në Festën e Vitit të Ri Kinez në Tiranë kishte shqiptarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme që ndiqnin kurset e gjuhës kineze pranë Institutit Konfuci, si një mundësi më shumë për formimin e tyre. Shikoni potenciale të shtimit të këtyre shkëmbimeve në fushën e kulturës dhe artit?

Iljaz Spahiu: Pavarësisht se Shqipëria është vend i vogël, për ne ka gjithmonë vend në Kinë. Falë marrëdhënies tradicionale në Kinë sidomos për shkëmbimet kulturore ka patur dhe do të ketë vend  dhe mundësitë janë të jashtëzakonshme. Kam vënë re se të rinjtë shqiptarë kanë interes për gjuhën kineze dhe këtë e kam konstatuar në konkurset e Institutit Konfuci, siç është “Ura kineze” . Takova një student shqiptar që e kishte fituar dikur këtë konkurs dhe tani studionte në Kinë. Ai quhet Henri dhe ishte shumë i kënaqur me këtë zgjedhje dhe unë besoj se ai do ta vazhdojë këtë rrugë, madje jam i kënaqur për këtë sepse duhen përkthyes nga gjuha kineze në shqip. Po kështu në Kinë është dhe Qendra e Albanologjisë, e cila ka kryer mjaft studime të mira për letërsinë shqipe, kulturën

CMG: Në të ardhmen e afërt do të ketë dhe sinologë në Shqipëri, nëse i referohemi interesimit të  të rinjve shqiptarë për të studiuar gjuhën kineze, madje dhe fëmijët janë pjesë e kurseve të kësaj gjuhe.

Iljaz Spahiu: Dëshira për gjuhën, përveç pasionit vjen dhe si nevojë. Kina është një vend i madh, fuqia e dytë ekonomike në botë  dhe kushdo mëson gjuhën kineze, i hap një dritare vetes.

CMG: Të rinjtë shqiptarë që studiojnë teknologji shkojnë në Kinë për ta prekur nga afër zhvillimin e saj në nivele të larta, për të marrë eksperiencë

Iljaz Spahiu: Gjithashtu di rastin e dy mjekëve shqiptarë që me shpenzimet e tyre kanë shkuar në spital në Shangai për t’u trajnuar.

Vladimir Llakaj: Eskperiencat në Kinë janë të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme, ndaj shteti duhet të krijojë strategji për këtë.

Jona Hasija: Mua më ka mbetur një peng kur isha e pranishme në Festivalin e Filmit në Pekin, që ende nuk kam parë ndonjë film shqiptar të marrë pjesë. Fakti që në Kinë janë njohur filmat shqiptarë të dikurshëm, duhet të nxisë Ministrinë tonë të Kulturës apo instanca që mund të ndihmojnë kineastët e rinj, të cilët janë shumë të talentuar dhe duhet të bëhen pjesë e festivaleve të filmit në Kinë. Madje njoh regjizorë të talentuar shqiptarë që kanë skenarë për historinë e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë dhe uroj që njeri prej tyre të fitojë dhe nëpërmjet filmit të rindezim historinë e këtyre marrëdhënieve për ta çuar më tej atë.

Intervistoi Eda Merepeza

Next Post
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In