• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëmbim zjarri pas sherrit në zyrë, arrestohet edhe zyrtari lokal/ Simonit masa i komunikohet te Trauma. U përdorën dy armë në ngjarje

by Java News
02/04/2022 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rendë që ndodhi një ditë më parë në Kallmet të Lezhës ku mbeti i plagosur zyrtari lokal Besnik Simoni dhe shtetasi Altin Marku.

Raportohet se mes kreut të Njesise Administrative, Besnik Simoni dhe 41-vjeçarit ka pasur shkëmbim zjarri jashtë zyrës së zyrtarit.

Blutë informojnë se Besnik Simoni është arrestuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ngjarje janë përdorur dy armë, por deri tani është gjetur vetëm njëra prej tyre.

Ndërsa Altin Marku u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai u arratis pasi qëlloi me 3 plumba zyrtarin, por pas kërkimeve nga forcat e Policisë lokale, por edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët blinduan zonën e Kallmetit, u dorëzua pa bërë rezistencë.

41-vjeçari Altin Marku u gjet i plagosur me armë zjarri në krah në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Kallmet dhe u dërgua drejt Spitalit Rajonal të Lezhës e më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në dëshmitë e para, ka deklaruar se “se kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, ka qenë i pari që ka qëlluar me armë zjarri e më pas ky i është përgjigjur”.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta të ditës së premte, në rrugën që lidh Kallmetin me superstradën Lezhë-Shkodër.

Altin Marku i kishte shkuar në zyrë Besnik Simonit dhe aty, sipas Policisë, janë përfshirë në një debat të fortë verbal.

Disa orë më pas, ai ka zënë pritë në mes të rrugës funksionarit lokal, duke e qëlluar disa herë brenda makinës me të cilën udhëtonte.

Kreu i Njesise Administrative të Kallmetit ka marrë tre plagë plumbash, kryesisht në zonën e shpatullës dhe në pjesën e barkut.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me të në makinë ndodhej edhe një person tjetër, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Ky i fundit e mori të plagosurin dhe e dërgoi me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve, Besnik Simoni ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe ka kaluar rrezikun për jetën.

Pas ngjarjes, autori arriti të largohet por u prangos rreth orës 17:00 të së premtes . Ai u kap në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Kallmet, ndërsa Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e krimit.

g.kosovari

Next Post
Qeset e zeza ‘full’ me kanabis/ Kush janë dy të rinjtë që u arrestuan në flagrancë nga Policia, gjatë kontrollit në makinë

Qeset e zeza ‘full’ me kanabis/ Kush janë dy të rinjtë që u arrestuan në flagrancë nga Policia, gjatë kontrollit në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com