• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shkëmbim territoresh? Palmer: I takon Prishtinës dhe Beogradit të krijojnë parametrat e dialogut

by Java News
19/02/2020 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje, shkruan gazeta evropiane “Euobserver”.

“U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer për “Euobserver” në Bruksel, kur është pyetur për këtë ide.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

“Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.

“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018. Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

Next Post
“Prova të reja për grushtin e shtetit”, Presidenti Meta thërret një tjetër konferencë

“Prova të reja për grushtin e shtetit”, Presidenti Meta thërret një tjetër konferencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”/ Rama: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”/ Rama: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

January 17, 2026
Rama: Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, do të vendosen në shërbim të kullimit

Rama: Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, do të vendosen në shërbim të kullimit

January 17, 2026
Mitsotakis – Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia!

Mitsotakis – Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon edhe nga Greqia!

January 17, 2026
LIVE-Rama mbledh kryebashkiakët: Përmbytjet treguan papërgjegjshmëri qytetare, duke e trajtuar vendin si landfill kudo

LIVE-Rama mbledh kryebashkiakët: Përmbytjet treguan papërgjegjshmëri qytetare, duke e trajtuar vendin si landfill kudo

January 17, 2026
VIDEO-“Këtij maskarai ja kam marrë dorën”, Balla i përgjigjet shpifjeve të Berishës: Kishte dalë “bufi me sorrat” me..

VIDEO-“Këtij maskarai ja kam marrë dorën”, Balla i përgjigjet shpifjeve të Berishës: Kishte dalë “bufi me sorrat” me..

January 17, 2026
Forbes: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe? Vendi që mund të ngrihet si qendër e industrisë së..

Forbes: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe? Vendi që mund të ngrihet si qendër e industrisë së..

January 17, 2026
(EMRI) I kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, vihet në pranga 33-vjeçari në Shkodër. Pritet ekstradimi

(EMRI) I kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, vihet në pranga 33-vjeçari në Shkodër. Pritet ekstradimi

January 17, 2026
Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

“Duhet të mbrojmë pensionet e së ardhmes!”/ Ministri Malaj reagon për kontrollet e pagave në ndërtim

January 17, 2026
Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

January 17, 2026
18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In