Emergjencat civile të bashkisë Përmet njoftojnë për një shkëputje të një mase shkëmbore në fshatin Çarshovë, njësia administrative Çarshovë.
Masa shkëmbore gjatë rrokullisjes ka rënë në banesën e Thoma Vangjelti. Pjesëtarët e familjes janë evakuar.
I lënduar ka mbetur Dhimitër Vangjeli 25 vjeç, në pjesët e poshtëme të gjymtyrëve .
Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e policisë, zjarrfikës dhe ai i urgjencës.
/a.r