• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzen, po i prish punë partisë së babit

by Ilir Babaramo
07/02/2017 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Babaramo

Hera e parë që e dëgjoja Shkëlzen Berishën të fliste. Sjellja e tij në komisionin parlamentar hetimor, gjuha e tij e trupit, por mbi të gjitha zëri i tij më krijuan përshtypjen e një djali të llastuar. Sidomos zëri i tij, krahasuar me atë të të atit ishte zhgënjimi më i madh. Sepse, Saliu me atë zërin e tij bubullues dominoi mbi çerek shekulli politikën shqiptare. Ishte zëri i një njeriu të ardhur nga provinca e thellë që arriti t’u imponohet të gjithëve. U bë frika e Bllokut, të cilët filluan të nxirrnin nga sepetet ndonjë fotografi rastësore që kishin bërë me kardiologun e dikurshëm dhe e mbanin si tapinë më të çmuar për vite e vite me radhë. Shkëlzeni nuk më la këtë përshtyje. Madje në krijoi ide të kundërt.

Në fakt mbledhja e komisionit nuk ishte ndonjë audicion i “Gjeniut të Vogël”  ku gjykohet për decibelët e zërit. Nejse, megjithatë e kam të vështirë ta shuaj shijen e djalit të llastuar, pasi Berisha Junior m’u duk po aq jashtë realitetit sa djemtë e bllokmenëve në dhjetorin ‘90. M’u duk aq i dëmshëm për Partinë Demokratike, (parti që babai i tij e ka drejtuar në mënyrë heroike për mbi çerek shekulli) sa fëmijët e Bllokut në kohën e krijimit të PS.

Ashtu si djemtë e Bllokut para 27 vjetësh dhe Shkëlzeni duket që nuk po e kupton çfarë po ndodh në Shqipëri. Shqiptarët po shikojnë se është krijuar Blloku i ri. Se alternimi i pushtetit nuk bëhet më nga klani Shehu te klani Kapo, por kur oligarkët vendosin të zëvendësojnë PD-në me PS0në. Blloku është pluripartiak. Dhe secila palë ka të paprekshmit e saj. Shqipëria aktualisht ndodhet si në kapitullin e fundit të  “Fermës së Kafshëve”, ku të gjitha kafshët janë të barabarta para ligjit, por derrat më shumë.

Pandëshkueshmëria dhe pabarazia para ligjit janë plaga më e madhe. Gjithë shoqëria shqiptare është e gatshme të linçojë këdo që del kundër bërjes së drejtësisë. Tema e debatit të sotëm politik është, nëse kjo drejtësi do jetë më në fund e pavarur apo Rama kërkon t’i marrë  Berishës kontrollin e drejtësisë dhe ta përdorë atë si kobure kundër kundërshtarëve politikë. Gjithçka po shikohet me lupë, madje shpesh me paragjykimin e atyre që pasi janë djegur nga qumështi thonë se duhet t’i frynë kosit. Nuk është çudi që Rama të kërkojë të vendosë drejtësinë në kontroll. Shpesh pafuqia e skrupujve njerëzorë është e tillë sa të gjithë tentojnë të kenë sa më shumë pushtet. Formula e Monteskië për “balancimin e pushteteve” është zgjidhja më e mirë.

Për të dytën herë rresht që është paraqitur në komisionin hetimor Berisha Junior tregoi që nuk e ka kuptuar se çfarë nuk tolerojnë më shqiptarët: pordhët! Mund t’ia kenë toleruar Sali Berishës që ka refuzuar të dëshmojë në prokurori, por nuk mund ta kapërdijnë për të birin. Do ishte dozë elefanti. Pavarësisht se çfarë mund të mendoj unë, Shkëlzen Berisha apo shumë shqiptarë të tjerë për Taulant Ballën, Berisha Junior është thirrur në institucionin më të lartë të shtetit shqiptar. Duhet ta respektojë.

Pavarësisht se mbledhja zhvillohet në sallën e Byrosë së dikurshme Politike, ku në muzgun e jetës së tij Enveri drejtonte mbledhjen në mënyrë aluçinante duke e pyetur Viton: “vetëm ke ardhur?”, komisioni parlamentar hetimor duhet respektuar. Duke refuzuar të bëjë betimin, siç parashikon procedura, Berisha Junior sikur na tha se nuk pjerdh për Kuvendin.

Shpresa se mund të shmangë procedurën me ndihmën e kthimit të ndonjë borxhi të vjetër nga ndonjë polic i kohës së lavdisë së Lazaratit është sikur të kapesh pas fijes së kashtës.

Next Post
Mistikët nga Tibeti shokojnë: Ja çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes

Mistikët nga Tibeti shokojnë: Ja çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes

Comments 2

  1. Krist says:
    10 years ago

    Zoti Babaramo,me duket se nuk e paskeni degjuar debatin ne komisionin parlamentar.Aty nuk degjuam”,,nuk deshmoj”,apo “nuk betohem”.Perpiqu ta ndegjosh edhe nje here debatin,perpiqu t’a kuptosh,nese jo,pyet ndonje shokun tend qe mund t’a kete kuptuar,dhe vetem mbas tyre,fillo e shkruaj,si te ta thote truri.

    Reply
  2. kRIST says:
    10 years ago

    Ky vend eshte per komentet,por asnje koment nuk na e nxirrni.Komentet nuk jane jasht standartit,jane shume normale,vetem nese ju botoni vetem komentet me permbAJTJE,”PATRIOTIKE”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

E paprecedentë në Fier/ I keqtrajtoi fëmijën në kopsht, nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale!

October 20, 2026
Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

Protesta, Berisha akuzon Ramën dhe Policinë për dhunën: Studentët u ngritën si feniksi nga hiri, nesër përpara Universitetit!

October 20, 2026
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

October 20, 2026
Kastro i vogël ‘del në origjinë’: Të jemi gati për çdo skenar kundër SHBA

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

October 20, 2026
Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

October 20, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Paradoksi i Hirschman-it, ose protesta që do ta rrëzojë Ramën me votat e Ramës

October 20, 2026
Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

October 20, 2026
Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

October 20, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

October 20, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com