• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzen Doli interpreton me Ansamblin Popullor në Tiranë më 4 qershor

by Aalison Pearse Stevens
31/05/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Violinisti i njohur Shkelzen Doli do të interpretojë live me violinën e tij në një koncert në 4 qershor ora 20.00 , me Ansamblin Popullor të TKOBAP.

Në faqen e tij ne Facebook Shkëzen Doli shkruan , “Endrra ime e fëmijërisë po bëhet realitet, Koncert me Ansamblin Shtetëror të Shqipërisë” , shkruante violinisti botëror në faqen e tij në Facebook ku ai ftonte të gjithë adhuruesit e muzikës së mirëfilltë shqiptare në sallën e Operas dhe Baletit në datën 4 qershor, ora 20.00.”

Premiera Absolute në TKOBAP , vjen nën kujdesin e veçantë të drejtorit artistik Gerti Drunga.

Koncerti me perlat e muzikes shqiptare do të jetë në dirigjimin e Vladimir Hasimit si dhe me artistet Ana Shkjezi, Matilda Bajrami , Bledar Luzi ,Artan Shabani, Alban Tahiri, Nikola Kondakci , Flogert Shatraj, Gëzim Bulcari , Skënder Gurra, Gerta Radovani, Ediola Islami . Arian Konci, Viola Baholli , Albana Leskaj , Dorina Laro ,Gezim Hysi , Albin Almeri, Fatmir Serudi ,Adratik Celmeta,Leonard Cara , Neki Kastrati .

I lindur në Shqipëri dhe i rritur në Kosovë, në një mjedis artistik, Doli e nisi rrugën e muzikës në moshë shumë të re, duke interpretuar muzikë popullore shqiptare.

Talenti i tij u zbulua nga disa muzikantë profesionistë, të cilët e ftuan të studionte në Akademinë e njohur Muzikore të Novi Sad, e cila në atë kohë ishte shkolla më e mirë e violinës në vend.

Në moshën 17-vjeçare ai fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Muzikantëve të Rinj në Jugosllavi, citohet Koha.

Nën drejtimin e Prof. Evgenia Chugaeva, Shkëlzen Doli ndërtoi themelet e muzikës së tij bazuar në disiplinën dhe virtuozitetin e shkollës së famshme ruse të violinës.

Shumë shpejt Vjena u kthye në shtëpinë e tij të re artistike dhe aty vlerësohet jo vetëm për shkathtësinë e tij me instrumentin e violinës, por gjithashtu për njohuritë e tij të gjera mbi muzikën autoktone ballkanike dhe të pjesës lindore të Mesdheut.

Përveç interpretimeve të shumta si solist, Shkëlzen Doli ka interpretuar me formacione shumë të njohura të muzikës së dhomës në Filarmoninë e Vjenës, si p.sh “Wiener Virtuosen”, “Toyota Master Players”, “The Philharmonics”, si dhe të muzikës kontemporane si “Ensemble Wiener Collage”.

Gjithashtu ai ka zhvilluar shumë turne në Europë, Amerikën e Veriut, Afrikë, Izrael dhe Japoni. Shkëlzen Doli së fundmi ka ngritur grupin e tij të muzikës së dhomës; i bazuar në një kuartet piano “Philharmonic Ensemble – Vienna”. (b.an)

Next Post

Prokuroria në Kosovë: Dy dëshmitarët kryesorë kundër Azem Sylës shpallen anonimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

October 7, 2026
Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

October 7, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

October 7, 2026
Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

October 7, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Dëmi shkon në 3,3 miliardë dollarë!”- Raporti i luftës: SHBA humbi 81 avionë, dronë dhe helikopterë në betejën me Iranin!

October 7, 2026
VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com