• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzen Berisha flet për herë të parë: Pse refuzova të dëshmoj para Komisionit të CEZ

by Java News
01/02/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Berisha ka folur para mediave duke justifikuar refuzimin e dëshmisë së tij. Sipas tij, qëllimi i hetimeve për CEZ është justifikimi i vjedhjes së qindra milionë eurove nga Rama.

“Erdha në komision në respekt të ligjit. Personi që drejton kete Komision është i dënuar me vendim të formës së prerë për shpifje ndaj meje. Nga të gjithë këta deputetë që ka parlamenti, pse duhej zgjedhur pikërisht Balla për të drejtuar këtë komision. Zotëria nuk pranoi t’i lironte karrigen një kolegu” – tha djali i ish-kryeministrit.

Shkëlzen Berisha tha se nuk ka asnjë lidhje me Kalajn dhe Ismailin dhe aq me tëper me aktivitetin e tyre.

“Mirë  Nue Kalaj nuk e gjejnë dot, por Ismaili pse nuk thirret të dëshmoj” – tha Shkëlzen Berisha.

***

Marrja në pyetje e Shkëlzen Berishës në Komisionin e CEZ ka nisur me debate. Partia Demokratike ka kërkuar para hyrjes së Berishës në Komision që kryetari Taulant Balla të japë dorëheqjen. Sipas PD, Balla ka konflikt interesi me Shkëlzen Berishën.

Balla e ka nisur marrjen në pyetje të Berishës duke i kujtuar atij ligjin për të thënë të vërtetën. Ndërkohë, Shkëlzen Berisha ka refuzuar të japi gjeneralitetet duke u shprehur se ato ndodhen në vendimin e gjykatës që e ka shpallur Ballën fajtor për shpifje.

Me të njejtin argument, djali i ish-kryeministrit ka refuzuar të bëjë edhe betimin para Komisionit Hetimor.

Ndërkohë, anëtar i Komisionit, Arben Ristani, tha se nuk është në interes nëse është e vlefshme dëshmia apo jo për shkak të mungesës ë betimit, por mjafton të dëgjohet dëshmitari.

“Ne nuk kemi kusur që të merremi me problemet personale tuajat.” – tha Ristani pas refuzimit të betimit nga Shkëlzen Berisha.

“Së pari dëshmia është e vlefshme për të hedhur dritë mbi një pistë hetimi, por ajo merret kur ka vlerë ligjore duke respektuar Kodin e Procedurës Penale. Nëse dëshmitari nuk bën betimin, ligji thotë se dëshmia quhet e pavlefshme. Për të mundësuar marrjen e dëshmisë i kërkoj medias të largohet dhe dy deputetët që e kanë kërkuar në komision të vijojnë me pyetjet” – tha Balla.

Balla e ka ndërprerë marrjen në pyetje të Berishës duke u shprehur se ai do të thirret sërish derisa të bindet për t’u betuar.

***

Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka nisur dhe në kjrye të herës kryetari i komisionit, Taulant Balla ka deklaruar se efektivët e policisë së shtetit kanë shkuar në banesën e Nue Kalajt, por nuk e kanë gjetur aty.

Këtë të mërkurë pritej që Nue Kalaj, sekseri kryesor në aferën e CEZ dhe privatizimin e OSSH-së tek çekët, do duhej të dëshmonte në komisionin hetimor. Sipas Ballës, në shtëpinë e Kalaj ka qenë vetëm bashkëshortja e tij.

Soti pritet gjithashtu që në komision të raportojë edhe djali i ish- kryeministrit Shkëlzen Berisha. Sipas informacioneve pranë  kuvendit, Shkëlzen Berisha ndodhet në ambientet e kryesisë dhe do të japë dëshminë e tij pas pak./java/a.k

Next Post
VIDEO/ Të rinjtë me Audi R8 ecin me 320 km/h dhe filmojnë ngjarjen, por tragjedia ndodh…

VIDEO/ Të rinjtë me Audi R8 ecin me 320 km/h dhe filmojnë ngjarjen, por tragjedia ndodh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In