• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlqimi dhe rënia e maskës, si fletë votimi për zgjedhjet!

by Alfred Peza
13/11/2020 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ilir Meta është shfaqur për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, me maskën mbrojtëse ndaj Covid-9 në publik, në daljen e tij të fundit për mediat. Duke vendosur maskën, Presidenti u rikthye me pahir tek pozita e çdo qytetari të kësaj Republike, që e kanë të detyrueshme mbajtjen e saj. Presioni mediatik dhe rezitenca publike, e detyruan Kreun e Shtetit që të hiqte dorë nga sfida, duke dështuar në përpjekjen e tij për ta përdorur maskën për qëllime politike dhe elektorale në favor të LSI.

Edhe Monika Kryemadhi ka patur të njëjtën qasje publike në lidhje me këtë masë mbrojtëse ndaj virusit vrasës. Mbajtja e maskës, distancimi social dhe larja e duarve, janë konsideruar nga eksperët e fushës, si tri masat e detyrueshme për çdo qytetar për të përballuar katastrofën më të madhe shëndetësore të 100 viteve të fundit për shoqërinë njerëzore. Kryetarja e LSI ende nuk është parë që ta mbajë maskën publikisht, megjithëse është gjobitur për këtë nga policia, si mijëra qytetarë të tjerë.

Mosmbajtja e maskës vetëm nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndër të gjithë liderët politikë shqiptarë, dëshmon se ajo u tentua që të shndërrohej nga një masë mbrojtëse për shëndetin publik, në një instrument politik për votat e tyre. Ose në pjesë të lojës elektorale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, si element identiteti të të gjithë atyre që nuk besojnë tek pandemia dhe për rrjedhojë as tek masat mbrojtëse ndaj saj.

Nuk është herë e parë që liderët politikë kudo sot në botë, tentojnë që ta shndërrojnë maskën, në një pikë ndarëse mes të majtës dhe të djathtës në luftën politiko-elektorale. Në pikën ndarëse të spektrit politik, në një kufi të ri, të ndarjes postideologjike. Në flamurin ndarës mes atyre që besojnë tek shkenca në këtë luftë, me ata që besojnë tek teoritë konspirative. Në barrikadën ndarëse, mes atyre që besojnë tek solidariteti për ta përballuar virusin vrasës dhe dhe atyre që përqafojnë rebelimin, nga ana tjetër.

Reagimi i pasinkronizuar i organizmave ndërkombëtare të shëndetësisë dhe menaxhimi i dështuar në shumë raste nga qeveri dhe shtetet nga më të fuqishme të globit, ka sjellë për pasojë jo vetëm shumë viktima por edhe lëvizje për përfitime politike nga liderë, parti dhe grupime kryesisht populiste. Humbja e Presidentit të SHBA në garën zgjedhore të 3 nëntorit, që mbajti një qëndrim sfidues ndaj masave të sugjeruara nga ekspertët e virologjisë duke flakur në mënyrë demonstrative maskën publikisht, dëshmoi se askush nuk mund të fitojë dot mandat përmes kësaj qasje.

Edhe në Shqipëri teoritë e komplotit botëror rreth pandemisë dhe kontrollit njerëzor me anë të vaksinës, ka patur si kudo, idhtarët e vet. Fillimisht përmes mosbezimit në ekzistencën e virusit, më pas si një mënyrë për ti shpëtuar mbylljes së detyrueshme të vendit dhe më tej, si një rrugë për tiu larguar mbajtjes së maskës mbrojtëse. Me sa duket, në përpjekje për të bërë për vete politikisht, e më pas edhe elektoralisht këtë masë qytetarësh në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, udhëheqësit e LSI tentuan që të përfitonin sa të mundnin.

Fillimisht kanë qenë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi që nuk e mbajtën vetë personalisht maskën mbrojtëse në publik. Më pas këtë gjë kryetarja e LSI nisi që tua kërkonte edhe qytetarëve, e më pas pjesëmarrësve në takimet paraelektorale të strukturave të kësaj partie. E atëherë kur u duk se mosmbajtja e maskës mund të shndërrohej në një element identifikimi politik, ndodhi edhe ajo që pritej, nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me covid-19.

Mediat filluan të raportonin se figura gjithnjë e më të rëndësishme politike brenda LSI, njëkohësisht edhe ndër bashkëpunëtorët më të afërt e të rëndësishëm të Metës dhe Kryemadhit, ishin prekur nga virusi. Sa më të shpeshta që po bëheshin këto raste dhe sa më lart emrat e tyre ngjiteshin në hierarkinë e LSI, aq më e fortë po bëhej kritika e mediave dhe aq më i madh presioni publik.

Nëse Ilir Meta do të besonte vërtetë tek mosmbajtja e maskës, kjo do të thotë se ai nuk besonte as tek virusi, e për rrjedhojë nuk kishte pse të predikonte çdo ditë, dështimin e qeverisë në luftën kundër pandemisë. Fakti që Presidenti i Republikës iu dorëzua maskës dhe pranoi që ta vendoste atë publikisht, tregoi se sa të dështuara janë përpjekjet ekstrapolitike, për të përfituar në mënyrë artificiale vota në këtë vend.

Të paktën pas kësaj, edhe Monika Kryemadhi do ta ketë kuptuar, se maska nuk mund të shndërrohet kaq kollaj në fletë votimi!

Next Post
Në tre copa mish viçi të ardhura nga Brazili për në Wuhan, gjenden shenja të virusit Covid-19

Në tre copa mish viçi të ardhura nga Brazili për në Wuhan, gjenden shenja të virusit Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In