• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkeljet/ Si shpëtoi Sokol Mjacaj me 5 vite burg për vrasjen e të miturit

by
11/07/2015 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen shkeljet ligjore gjatë procesit gjyqësor për Sokol Mjacaj, në lidhje me vrasjen e një 13­vjeçari në vitin 2010, për të cilin u dënua me vetëm 5 vite burg.

Sipas asaj që raporton televizioni News24, Mjacaj i cili akuzohet së fundmi për vrasjen e çiftit çek në Prekal të Dukagjinit, në ngjarjen e vitit 2010 sipas palës mbrojtëse të 2 personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, vëllezërve Kodra, janë bërë 15 shkelje gjatë hetimit dhe gjykimit.

Pala mbrojtëse deklaron se në lidhje me atë ngjarje procesi gjyqësor ka qënë i parregullt.

“Një proces i rregullt,,­ do kishte parandaluar vrasjen e turistëve çekë”. Shprehet avokati i vëllezërve Kodra, Ndue Gjoni duke shtuar se nuk është hetuar mënyra e mbytjes së 13-­vjeçarit, si dhe nuk janë hetuar komunikimet telefonike të Mjacajt.

Avokati pretendon se janë shmangur tabulatet si dhe nuk janë pyetur 10 perona. Ai shton se: “Celularit që Mjacaj i mori viktimës, nuk iu morën gjurmët. Vëllezërit Kodra u dhunuan nga policia, u tha se u përleshën me viktimën”.

Avokati pretendon ndër të tjera se janë ndryshuar 7 herë deklarimet e Sokol Mjacajt si dhe janë zhdukur tabelat fotografike të tij në polici.

“Organi i akuzës veproi me standard të dyfishtë. Gjykata ndaloi pyetjen e disa dëshmitarëve. Ndryshimi i kualifikimit juridik nuk u bë sipas ligjit”,­ thotë Gjoni për News24.

Ai shtoi se për të gjitha këto, pala mbrojtëse ka bërë kërkesë ankimore në KLD, tek ministri i Drejtësisë, Nasip Naço si edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në vitin 2013. Në lidhje me këtë ngjarje, Besnik Kodra është dënuar me burg përjetë, ndërsa Edmond Kodra me 11 vite. Për këtë ngjarje, Sokol Mjacaj u dënua me 5 vite burg. Të tre këta persona kanë vrarë me gurë lumi 13 ­vjeçarin në shtator të 2010, në fshatin Pjollë, komuna Shalë, pasi s’u jepte varësen e floririt, të cilën ia kishin blerë prindërit e tij. Tre të rinjtë i kishin shitur lëndë narkotike viktimës, për të cilën nuk kishin marrë paratë.

Next Post

Bleona: Po të isha mashkull ja çfarë do t'i bëja Bleonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In