• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkeljet e rënda të Metës”/ Relatorja: Vetëm thirrja për urrejtje dënohet me burg nga 2 deri në 8 vite!

by
25/05/2021 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klotilda Bushka, përfaqësuesja e PS-së në Komisionin Hetimor renditi disa nga shkeljet e rënda që ka bërë Presidenti Meta.

Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, relatorja e çështjes, Klotilda Bushka, është shprehur se të gjitha provat janë administruar para Komisionit.

Bushka tha ndër shkeljet më të rënda të Presidentit janë: nxitja e urrejtjes dhe dhunës, dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë, cenim i gurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Bushka tha se kreu i shtetit ka shkelur kompetencat që i caktohen me ligj. Sipas saj, thirrja për urrejtje dënohet me burg nga 2 deri në 8 vite.

“Roli kryesor i presidentit është uniteti kombëtar. Parim i kushtetutës është qe te gjithë janë te barabarte para ligjit. Thirrja për urrejtje dënohet me burg 2-8 vjet.

Në analizë të akteve që kemi marrë në shqyrtim, jemi duke analizuar nëse kemi të bëjmë me shkelje. Duhet të identikojmë se cilat janë ato veprime, akte, që pretendohet se janë shkelje. Bëhet fjalë për deklarata.

Kreu i shtetit nuk duhet të ushtrojë asnjë kompetencë tjetër, përveç asaj që i ka caktuar Kushtetuta.

Na rezulton se sa i takon qëndrimeve të presidentit, të cilat nga diskutimet, mënyra e ushtrimit të detyrës nga presidenti, janë kompetenca që nuk shihet se ushtrohen vetëm me dekrete. Unitet kombëtar, do të thotë interes i të gjithëve, paqe siguri dhe që të gjithë njerëzit duhet të ndjejnë veten të përfaqësuar.

A është shkelur ky parim? Në fakt ekspertët juristë na sollën në vëmendje doktrinën e disa shembujve, ku konsiderohen të papajtueshme funksionet me parimin e unitetit të popullit. Këto thirrje të kryera në mënyrë të përsëritur, të veshura me një natyrë e cila përmban brenda gjuhë urrejtje apo thirrje kundër rendit dhe sigurisë, e cënon dhe një sërë situatës që gjejnë mbrojtje nga sistemi juridik shqiptar.

Duke mos pasur kompetenca në lidhje me marrëdhëniet jashtë, këto thirrje të presidentit në lidhje për përfaqësues ndërkombëtar, e nxjerrin atë jashtë rolit të vetë.

Kushtetuta e përcakton qartë se kush është kompetent për politikat e jashtme të Shqipërisë. Në të gjitha deklaratat, apo daljet publike, unë i çmoj se jemi në shkelje të nenit 86 të Kushtetutës, në nenin 88 pika 3 si dhe nenin përkatës që përcakton detyrat dhe kompetencat për marrëdhëniet me jashtë të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto akte janë të rënda apo jo, unë do konsideroj që ne duhet t’i analizojmë. Nëse i referohemi qëllimit, duhet qartësuar që në deklaratat e presidentit me qëndrimet zyrtare, në tërësinë e akteve nga provat që kam shqyrtuar, nuk vihet re një sjellje për të vepruar në raport me Kushtetutën, për të rivendosur ndonjë të drejtë që
presidenti e pretendon se po nëpërkëmbet.

Flasim për mbrojtje të zgjedhjeve të lira, për respektimin e të drejtave kushtetuese në procesin zgjedhor, por do t’i shkonte presidentit që të ka bere shkresa për intimidim në institucionet e pavarura, apo thirrje prokurorisë për të mbyllur disa çështje.”, tha ajo.

/b.h

Next Post
A do e përjashtonit Berishën? Kadilli: Është institucion, vendos vetë. T’i japim fund modelit të partisë së punës me largimin e Bashës

A do e përjashtonit Berishën? Kadilli: Është institucion, vendos vetë. T'i japim fund modelit të partisë së punës me largimin e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In