• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkelje me subvencionet 1.2 mld lekë, KLSH kallëzim penal në prokurori

by Java News
10/09/2018 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Drejtorinë e Hekurudhave në Durrës nga ku u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH i ka përcjellë Hekurudhës Shqiptare gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare.

Paralelisht, KLSH ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” SHA.

-Nga Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” SHA, nuk janë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për përdorimin e subvencionit të akorduar për transportin e udhëtarëve për periudhën objekt auditimi, duke ndryshuar destinacionin e këtij subvencioni në vlerën 1,230,000,000 lekë e cila përbën shkelje të disiplinës buxhetore dhe shpenzime jo në përputhje me ligjin po në të njëjtën vlerë. Konkretisht i gjithë subvencioni është përdorur për mbulimin e fondit të pagave dhe sigurimet shoqërore për shoqërinë Hekurudha Shqiptare, duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi të dhënë nga buxheti i shtetit, në kundërshtim me Ligjin nr. 9374, datë 21.02.2005 “Për ndihmën shtetërore”, Ligjin nr. 185/2013, datë 02.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”, Ligjin nr. 119/2012, datë 17.12.2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 817, datë 28.12.2005 “Për miratimin e rregullores “Për procedurat dhe formën e njoftimit”, Vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore nr. 8, datë 02.02.2007 i ndryshuar me Vendimin nr. 15, datë 15.03.2007.

-Nga auditimi mbi zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi në zbatimin e strukturës organizative, në marrëdhëniet e punës dhe në dhënien e pagave dhe shpërblimeve është konstatuar se punonjësit e larguar nga puna kanë hapur procese gjyqësore ligjore për të cilat janë marrë 18 vendime të formës së prerë në vitet 2015-2017, me vlerë të efektit negativ financiar në shumën 11,481,144 lekë, nga të cilët 12 nga këto vendimi janë në proces.

– Shoqëria nuk ka paguar këstet kredisë italiane, në kundërshtim me standardin kombëtar të kontabilitetit nr. 3, të përmirësuar, Instrumentet financiare, pika 14, duke sjellë rritje të riskut për mosparaqitjen e saktë të pasqyrave financiare. Vlera 1,746,915 Euro e paguar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përbën efekt negativ fianciar për Buxhetin e Shtetit.

-Ish drejtues të shoqërisë kanë likuiduar fatura për shërbim me roje private, të cilat nuk janë firmosur nga blerësi, nuk është përcaktuar vendi i kryerjes së shërbimit, nuk janë shoqëruar me procesverbalet e kryerjes së shërbimit dhe nuk është përcaktuar vendi i realizimit, me pasojë dëm ekonomik me vlerë 14,223,134 lekë.

– Kontrata e furnizimit “Blerje traversa druri, për vitin 2016”, nuk është përfunduar në afatin e përcaktuar në kontratë, megjithatë nga ana e Shoqërisë nuk janë aplikuar penalitetet e përcaktuara që për këtë rast janë me vlerë 4,209,874 lekë. Janë konstatuar mangësi në zbatimin e tre kontratave të punimeve civile dhe furnizimit për tre raste me vlerë 3,530,714 lekë.

– Në dy procedura prokurimi, fondi limit është përllogaritur më i lartë se ai real, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 1, pika 2. b, duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 4,127,040 lekë dhe 3,611,600 lekë.

– KLSH i ka kërkuar administratorit të shoqërisë të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 6 punonjës: E.D, në cilësinë e Drejtorit të NjBMIH, M.K, M.B, Xh.B, në cilësinë e anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit, P.N, N.P, në cilësinë e anëtarëve të KVO. Po ashtu është kërkuar marrja e masës disiplinore “Vërjetje” për 11 specialistë A.D, D.R, Ll.I, P.D, M.S, E.L, A.G, L.D, Sh.Xh, V.M, N.P, me detyrë specialist.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 50, datë 17.06.2018, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 15, gërma “gj” të Ligjit nr.154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës Raporti Përfundimtar i Auditimit të dhe Vendimi i Kryetarit të KLSH nr. 50, datë 17.06.2018 .

Next Post
Vuçiç letër serbëve në Kosovë: Mos shpallni autonominë, kemi botën kundër!

Fjalimi i Vuçiçit në Kosovë promovoi një fantazi të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com