• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkelje flagrante gjatë regjistrimit”, Dule ankohet për Censusin: Procesi të mos e shndërrohet në farsë

by A R
27/09/2023 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që prej 18 shtatorit ka nisur në vendin tonë procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka ngritur disa shqetësime në lidhje me zhvillimin e këtij procesi. Nga Kryesia e Kuvendit, ai tha se ka pasur shkelje flagrante gjatë regjistrimit dhe solli rastin e kreut të organizatës OMONIA.

“Prej datës 18 shtator, ka filluar censi 2023. Me shqetësim, po ju prezantojmë gjetjet e aktivistëve të PBDNJ-së. Ka shumë raste që regjistruesit në kundërshtim me ligjin, nuk e kryejnë regjistrimin në tabletat përkatëse, por mbajnë shënime se do t’i hedhin më vonë, shkelje e rëndë e procedurës. Nuk lihet njoftim me shkrim në ato banesa kur nuk gjendet një qytetar, por edhe më keq, kemi raste të denoncuara kur nuk u drejtohen pyetjet mbi përkatësinë etnike, gjuhën dhe besimin fetar. Kur qytetarët duan ata u thonë që është fakultative. Fakultative është përgjigjja e qytetarit, pyetja është detyruese. Në shtëpinë e drejtuesit më të lartë të organizatës OMONIA, regjistruesi po plotësonte dokumentacionin e kryefamiljarit dhe regjistronte të gjithë pjesëtarët e familjes, regjistruesi mohonte të regjistronte pjesëtarët e familjes se nuk është këtu, ndërkohë që ligji i jep të drejtë të regjistrojë pjesëtarët e familjes dhe të deklarojë vendndodhjen e tyre. Kemi të bëjmë me shkelje.”

Ai u bëri thirrje minoriteve etnike dhe fetare që të deklarojnë gjuhën amtare dhe besimin fetar, ndërsa INSTAT-it i kërkoi që të ndërhyjë për të mos e shndërruar në farsë këtë proces.

“Është për të ardhur keq që edhe zyrtarë të lartë shtetërorë dhe nëpunës të administratës ngrenë shqetësime të tilla që vihen në kundërvënie të hapur me frymën europiane. Ju drejtohem të gjithë qytetarëve dhe minoriteteve e komuniteteve fetare në vend të deklarojnë nëse është vullneti i tyre gjuhën amtare dhe besimin fetar. Është një instrument i pazëvendësueshëm për shtetin e qeverinë për të ushtruar politika me standarde bashkëkohore. E shtrij këtë thirrje tek INSTAT që të ndërhyjë te regjistruesit e të shpëtojë procesin nga shndërrimi i tij nën farsë e parodi. I bëj thirrje BE-së ta ndjekë këtë proces dhe të shmangë çdo aspekt negativ që të mos jetë edhe ky cens i dështuar sa i përket minoriteteve etnike dhe fetare në vend.”

Ai tha se për çdo denoncim të bërë në media ka fakte mbi emra vendbanimesh dhe bashki ku ka ndodhur.

Dule kërkoi gjithashtu “regjistrim të drejtë e të saktë të minoriteteve etnike në vend si instrumentin bashkëkohor të gjithëpranuar në të gjithë botën e civilizuar që çon në zbatimin e politikave adekuate të minoriteteve etnike konform konventës së Këshillit të Europës”.

/a.r

Next Post
Përplasen dy makina dhe një kamper në Lezhë, plagosen dy vajza. Çifti gjerman shpëton mrekullisht

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, motori përplaset me kamionçinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In