• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shkelja e masave anti-COVID gjatë festave na rrezikon të gjithëve’/ Braçe nge alarmin: Egoizëm neveritës

by Java News
05/01/2021 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv. kryeministri Erion Braçe është shprehur i indinjuar për mënyrën se si një pakicë në vend shkelur hapur masat anti COVID, duke i rrezikuar të gjithë.  Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet i revoltuar për atë që kanë bërë njerëzit gjatë festave të fundvitit.

“Asgjë nuk ka mbaruar, jemi të rrezikuar po aq sa më parë nga koronavirus! Egoizmi idiot dhe toleranca kriminale për një çik festa jashtë shtëpie, një cikë Korçë, një cik borë, do na godasë serish! Rreziku është po me ne, me gjyshërit, prindërit e fëmijët! Nuk iku me vitin 2020! Boll u sollëm sikur nuk ka ndodhur asgjë!

1199 ndër ta, ndër ne që u shuan prej koronavirusit, janë dëshmia më e fortë se asgjë nuk ka mbaruar e se jemi ne problemi! Egoizmi ynë deri në papërgjegjshmëri ekstreme. Ajo që kemi bërë në ndërrim të viteve e në ditët e para të Vitit të Ri, shpërfill poshtërsisht sakrificat e çdo shqiptari që dëgjon e respekton rregullat, bindet e sillet me përgjegjshmëri, sakrificat e çdo mjeku, infermieri, laboranti e farmacisti që çdo ditë e kalon prej 10 muajsh më të infektuar e mes infeksionit duke rrezikuar jetën e tij e të familjes.

Sakrificën e të gjithëve, kujtdo që po sakrifikon ekonominë e tij, paratë e tij në një situatë ku hapja vlen për punën, asfarë për qefin! Britania u mbyll dje plotësisht, plotësisht, për herë të tretë; Gjermania qëndron e mbyllur; Italia ishte e mbyllur plotësisht dhe mezi po merr frymë duke kombinuar masa me ngjyra etj etj! Ne qëndruam hapur thuajse-mbeti jashtë veç jeta e natës, veç festat e natës!

Por e gjitha shfrytëzohet keq, për qejf për shumë, për para për shumë të tjerë! Ndërkohë që kishte e ka një prioritet: hapur për punë e punën, shkollat! Mbyllur për festat por sfiduar keq nga paligjshmëria e papërgjegjshmëria e një pakice që i ka dhënë statusin vetes të bëjë si i teket dhe tekat t’i kthejë në qejf.

Një pjesë edhe prej administratës publike, e cila duhet të ishte shembulli në respektin ndaj rregullave e ligjit. Dua shumë që sot të mos jenë lëshuar nëpër zyra siç virusi nëpër festat e tyre private! Vështirësia e tre javëve që sapo nisën vjen prej tyre! S’ua kishte kurrkush borxh pasojën e mërzisë nga jeta pa festa një Vit të Ri. Egoizëm neveritës”, shkruan Braçe.

g.kosovari

Next Post
KLD, japonezët shqiptarë pa pushkë

Meta-Rama, një marrëzi autentike shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In