• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkelja e madhe kushtetuese e Ilir Metës/ Mbajtja peng e Ditmir Bushatit në zyrë

by Ardit Rada
10/01/2019 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada*

Në shpjegimin e gjatë që jepte sot në kanalet zyrtare, Presidenca argumentonte arsyet që e shtynë Presidentin Ilir Meta të mos dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Rreth këtyre arsyeve, në Tiranë dhe Prishtinë, ka këto orë një debat të gjatë që me gjasë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, ndërkohë që shteti shqiptar mbetet de facto pa ministër të Jashtëm.

Dhe për këtë rrethanë aspak pozitive, fajtori kryesor është ai që duket se po mban peng ligjërisht procedurën e dekretimit dhe çdekretimit të ministrave të qeverisë së Edi Ramës. Ilir Meta u tha shqiptarëve se Gent Cakaj nuk mund të merrte firmën e tij si ministër, pasi kishte ide jonormale për ndryshimin e kufijve, sepse kishte refuzuar procedurat zyrtare të paisjes me certifikatat e sigurisë që duhet të kenë zyrtarët e lartë të shtetit dhe se ishte i ri në moshë dhe pa eksperiencë.

Të gjitha këto janë baza e argumentave të mosdekretimit të ministrit të ri. Ndërkohë Ilir Meta hesht në mënyrë skandaloze për mosfirmosjen e dekretit të shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë Ditmir Bushati. Zoti Bushati papritur duket se është kthyer në ministrin më të preferuar të kreut të shtetit, megjithëse të gjithë ata që kanë ndjekur ngjarjet politike të viteve të fundit, i dinë përplasjet dhe mëritë që kanë egzistuar mes të dyve.

Nëse është e dyshimtë dhe arbitrare ajo që Ilir Meta bën sot me Gent Cakajn, është krejtësisht e kundraligjshme dhe antikushtetuese ajo që ai bën me ministrin në detyrë Ditmir Bushati.

Ilir Meta ka marrë peng procedurën, duke mos shkarkuar Bushatin. Sepse procedura normale sugjeron që rrëzimi i një kandidati për ministër (në këtë rast Gent Cakaj), t’i hapë rrugën një emri tjetër për postin e kryediplomatit. Gjë e cila nuk mund të ndodhë ndërkohë që nuk është shkarkuar ministri paraardhës.

Kjo sjellje arbitrare dhe antiligjore e Ilir Metës, atij që duhet të jetë gardiani më i parë i Kushtetutës së Shqipërisë, përbën bllokimin madhor me dashje të procesit të ndryshimit të ministrave të qeverisë shqiptare. Një procedure që është krejt normale për çdo vend të botës. Ilir Meta e mban Ditmir Bushatin në post me dhunë, me qëllim që të pengojë Ramën të gjejë rrugët dhe formulat për daljen nga kolapsi.

Meta është kësisoj autori kryesor i krizës së thellë kushtetuese ku ka hyrë Shqipëria. Jo sepse dikush propozoi Gent Cakajn, por sepse dikush tjetër po pengon qëllimisht procesin kushtetues të vijojë zbatimin e tij.

*JavaNews.al

Next Post
Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga ‘dritarja’ çështjen çame

"Llogaritë" e Cipras: Shpërbërja e Maqedonisë do të sillte Shqipërinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In