• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkelja e kufirit edhe sot dënohet në çdo vend”, Ngjela: O të marrë, Arben Kraja s’ka lidhje fare me komunizmin

by Java News
28/12/2019 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsjan Çela, është i aftë profesionalisht dhe se e ka nisur mbarë punën.

Sipas Ngjelës, kryeprokurori në lidhje me ngjarjet e pas tërmetit, e ka kuptuar, dhe e ka të qartë, çfarë është bërë në këto zona.

Gjithashtu Ngjela foli edhe në lidhje me diskutimin, dhe kundërshtimet e ndryshme ditët e fundit, për kreun e sapozgjedhur të SPAK Arben Kraja.

Sipas Ngjelës, Kraja nuk është i implikuar, dhe nuk ka lidhje me sigurimin e kohës së komunizmit. Ngjela theksoi në “abcnews” se dokumentet që kanë dalë për Arben Krajën, nuk e fajësojnë Krajën, dhe se kreu i SPAK ka kaluar vettingun nga i cili ka rezultuar si i përshtatshëm.

Mirela Milori: Prokurori i ri i Përgjithshëm e ka nisur hetimin dhe ka filluar me Durrësin, besoni se do arrihet kjo?

Spartak Ngjela: Po besoj, ka një rregull në karrierën e prokurorëve. Të gjithë prokurorët në perëndim, në vendet demokratike që janë përplasur me mafian kanë bërë karrierë politike. Kjo është ambicia e prokurorëve në perëndim, nuk është paraja.

Prokurori i ri i Përgjithshëm është i aftë profesionalisht dhe kam përshtypjen që e ka të qartë çfarë është bërë dhe e kupton. Kam përshtypjen se kërkon të bëj karrierë, në kuptimin e mirë të fjalën duke i shërbyer shoqërisë së vet. Është i aftë dhe e ka filluar punën mbarë. Hapin e parë e ka nisur mbarë dhe profesionalisht është i aftë.

Mirela Milori: Ndërkohë është ngritur SPAK por me një drejtues të kontestuar. Ka qenë Z. Agron Tufa që ka nxjerrë një letër që e implikon Arben Krajën si hetues para viteve 90’, keni një opinion?

Spartak Ngjela: Nga ato që pashë nuk kanë të drejtë ta akuzojnë për diçka të tillë. Është hetues në vitin 1990, s’ka lidhje me sigurimin. Në 1989 ose 90’ është ndarë hetuesia e krimeve ordinere nga politika.

Nuk kishte lidhje fare dhe me atë që thonë se paska dënuar 2 njerëz për shkelje kufiri pa leje, ajo është vepër penale edhe sot. Është në Itali, në Greqi, pra nga këto që kanë publikuar s’ka gjë që e implikon. Pastaj këta janë testuar nga ONM, ka kaluar vettingun.

Mirela Milori: Si e shihni ngritje e SPAK, e mendoni sinjal pozitiv të vendosjes së politikanëve përpara drejtësisë apo keni dyshime për këtë?

Spartak Ngjela: Akuza nuk do të thotë gjykim. Nuk e dimë çfarë do bëjnë prokurorët e SPAK dhe se si do strukturohen. Pozitive është që amerikanët kanë thënë se do dërgojnë 35 hetues, ajo që kuptoj unë është se do të kemi një lloj ONM-je, një suport ndërkombëtar profesional dhe mendoj se nuk do të ketë shkelje në hetim. Dua të them që korrupsioni këtu është i madh, dhe mos mendoni se hetimi dhe gjykimi i korrupsionit është i lehtë.

Next Post
Zgjedhjet për delegatët e Kongresit në PS, Balla: Do testojmë votimin elektronik

Balla: Dosja e CEZ do të shkojë në SPAK, Berisha shkaktoi 418 mln dollarë dëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In