• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Dosja e CEZ do të shkojë në SPAK, Berisha shkaktoi 418 mln dollarë dëm

by A R
28/12/2019 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri dy i PS, Taulant Balla, ka komentuar dosjen e CEZ dhe krijimin e SPAK në emisionin “Java në RTSH”.

I pyetur nga analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli për kalimin e Dosjes së CEZ në Prokurorinë Speciale antikorrupsion (SPAK), Balla tha se ky transferim i kësaj dosjes vjen natyrshëm për shkak dhe të natyrës së hetimit.

“Shpesh në rrugë më takojnë njerëz dhe më thonë, Taulant çfarë po bëhet me akuzat që ke bërë kur ke qenë në opozitë, apo akuzat e tjera për keq qeverisjen e Berishës në tetë vite. Kushdo që mendon se ne, unë apo kolegë të mi, i kemi harruar ato akuza, e ka krejtësisht gabim. E tillë është dhe një prej dosjeve më domethënëse për thellësinë dhe të përfshirjes së shumë politikanëve në korrupsion.

E tillë është dosja e CEZ e cila ka fillesën e saj që në fund të vitit 2005, kur qeveria e sapo ardhur në pushtet e Sali Berishës nisi procedurën që u mbyll në vitin 2009 dhe që nga komisioni ynë hetimor u konkludua se dëmi që ju krijua shtetit nga ky proces ishte 418 milionë dollarë. Kjo për privatizimin dhe shkeljet e tjera më pas, pasi jo vetëm që u gabua për privatizimin, por dhe shkeljet të mëtejshme, pasi Sali Berisha jo vetëm ka gabuar me privatizimin, por ka favorizuar kompaninë çeke në dëm të interesave të vendit.

Komisioni hetimor i ngritur për çështjen CEZ,  mund të jetë i vetmi, që ka kryer të gjitha procedurat nga A te ZH dhe me votën e 74 anëtarëve të Kuvendit dhe të Ilir Metës,  kanë votuar që kjo dosje dhe raporti t’i shkoj prokurorisë sipas dispozitave të kodit penal, pra te Prokurori i Përgjithshëm, tani sipas dispozitave të reja, kjo dosje shkon drejt për drejt në SPAK”-, theksoi Balla.

“Më datë 18 dhjetor Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes për mbylljen e hetimeve në ngarkim të personave të kallëzuar. Edhe përpara disa kohësh ka pasur disa përpjekje për të mbyllur dosje.

Gjykata la disa detyra, që nuk u realizuan nga ana e prokurorit. Ajo që është më qesharakë është fakti se prokurori deklaron se edhe pse ka kërkuar, nuk ka pasur mundësi të marri në pyetje një prej personave të kallëzuar prej nesh dhe që mban statusin e dëshmitarit kyç, pasi është personi që 12 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 ka shkuar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Ky person njihej si sekseri i shitjes së OSSH-së, duke tërhequr 6.8 milionë euro, duke i justifikuar si fitim i tij për sekserllëkun për shitjen e kompanisë.

Ky person duhet marrë në pyetje se me çfarë kontrate e ka marrë këtë përfitim. Nga e-maili rezulton se ky kishte komunikim dhe ish zyrtarë të nivelit të lartë dhe madje dhe familjarë të ish Kryeministrit”-, theksoi Balla.

“Nuk ka padi të re, shtoi ai. Në mënyrë juridiksionale, të gjitha çështjet për akuza që përfshihen ndaj zyrtarëve të lartë, sikurse është ndikimi ushtrimit të paligjshëm, apo korrupsioni i kalojnë SPAK. Unë thjesht i kam rënë bilbilit, që kjo nuk është më çështje që gjykohet nga gjykata e Tiranës, por hetohet nga Struktura e Posaçme antikorrupsion dhe Gjykata Speciale antikorrupsion”-, tha Balla.

Next Post
Nis riparimi i një pallati pas dëmtimeve nga tërmeti në Durrës, Rama inspekton punimet

Nis riparimi i një pallati pas dëmtimeve nga tërmeti në Durrës, Rama inspekton punimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Qëlloi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

August 20, 2026
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Kosova ose shteti që mbahet peng

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com