• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shkelët vettingun për Ramën”, Magjistratura i përgjigjet PD: Testimi u monitorua nga BE!

by Java News
13/05/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e Magjistraturës ka reagur pas akuzave të  PD se ajo është vënë në shërbimin politik të Edi Ramës për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një deklaratë për median shkolla e Magjistraturës ka deklaruar se ka zhvilluar në datë 7 dhe 8 maj 2018, procesin e testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjykatave administrative, si dhe të inspektorëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët nuk gëzojnë statusin e gjyqtarit dhe të prokurorit.

Gjithashtu Shkolla e Magjistraturës sqaron se testimi i këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë është një detyrë që i është ngarkuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk lidhet me testimin e aftësive profesionale për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Deklarata e plotë

Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të nenit 179/b/4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 42 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka zhvilluar në datë 7 dhe 8 maj 2018, procesin e testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjykatave administrative, si dhe të inspektorëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët nuk gëzojnë statusin e gjyqtarit dhe të prokurorit.

Sqarojmë se testimi i këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, një detyrë që Shkollës së Magjistraturës i është ngarkuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk lidhet me testimin e aftësive profesionale për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Testimi i këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, sipas ligjit nr. 84/2016, është një ndër elementet që bashkë me relacionet dhe mendimet ligjore të tyre, do të vlerësohen në mënyrë përfundimtare nga organet e rivlerësimit kalimtar. Nuk është Shkolla e Magjistraturës, organi që bën rivlerësimin kalimtar të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë. Gjithashtu, është një tjetër proces ai, që lidhet me rekrutimin e kandidatëve për magjistratë, por që për shkak të mos ngritjes ende të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk mund të realizohet, pa një ndryshim në ligj.

Procesi i testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë, në të dyja fazat, është zhvilluar në përmbushje të të gjitha detyrimeve ligjore, në transparencë të plotë dhe nën monitorimin direkt të Këshillit të Europës, EURALIUS-it, OSBE-së dhe GIZ-it. OSBE, si garante e procesit të testimit bën ruajtjen e kutive me tezat e provimit, deri në daljen e rezultateve përfundimtare të testimit, shpallje që do të bëhet në datën 14 maj 2018, ora 10.

Shkolla e Magjistraturës, në përmbushje të parimit të transparencës dhe parimit të informimit, krahas njoftimit zyrtarisht të institucioneve që kanë lidhje me këtë proces, ka publikuar në faqen zyrtare të saj çdo njoftim që lidhet me procesin e testimit të aftësive profesionale, duke nisur nga programi, kriteret, mënyra e zhvillimit të testimit dhe vendimet e Këshillit Drejtues për këtë proces. Konkretisht,

–              në datën 22 nëntor 2017, në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, është njoftuar mënyra e zhvillimit të testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve e ndihmësve ligjorë, si dhe programi i testimit, ku përfshiheshin temat dhe literatura përkatëse që do të nevojitej për përgatitjen e subjekteve të interesuara për këtë testim;

–              në datën 21 mars 2018, Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar vendimin e Këshillit Drejtues nr. 9, datë 21.03.2018, “Për organizimin e procedurës së testimit të aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit ex officio”;

–              në datën 23 mars 2018, në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës është njoftuar fillimi i procedurës së aplikimit të personave të interesuar për të marrë pjesë në testim dhe dokumentet që ata duhet të paraqisnin. Konkretisht, paraqitja e dokumentacionit do të bëhej në datat 3-15 prill 2018. Ditët e zhvillimit të testimit, përkatësisht faza e parë dhe faza e dytë e testimit, do të ishin datat 7 dhe 8 maj 2018, në orën 9.00 në mjediset e Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë;

–              Në datën 6 prill 2018, Shkolla e Magjistraturës ka njoftuar Vendimin e Këshillit Drejtues nr.12, datë 6.4.2018, “Për krijimin e komisionit administrator të testimit të subjekteve ex officio”.

–              Gjithashtu, në ndihmë të procesit, në datën 17 prill 2018, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar një trajnim me personat aplikues për të marrë pjesë në testim, me qëllim informimin për mënyrën e zhvillimit të provimit dhe elementet e tij.

–              Pas zhvillimit të fazës së parë të testimit në datën 7 maj 2018, Shkolla e Magjistraturës, krahas njoftimit personal të të gjithë konkurrentëve, ka njoftuar sërish në faqen e saj zyrtare, datën 8 maj 2018, si dhe vendin e zhvillimit të fazës së dytë të testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve e ndihmësve ligjorë.

Gjithashtu, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, në mënyrë të vazhdueshme ka bërë disa prononcime publike për këtë proces dhe për rolin e Shkollës së Magjistraturës në përmbushje të detyrimeve që i burojnë nga procesi i rivlerësimit kalimtar, si me intervistën e datës 9 janar 2018 për televizionin “Report TV”; të datës 26 prill 2018 për televizionin “Ora Neës” dhe “Klan+”, të datës 30 prill për televizionin “Vizion+” dhe të datës 1 maj për televizionin “ABC Neës”.

Shkolla e Magjistraturës, si një ndër organet e parashikuara në Kushtetutë dhe me një rol të rëndësishëm, krahas organeve të tjera të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, është një derë e hapur ndaj cilitdo që dëshiron të informohet shumë më tepër dhe të kuptojë qartësisht, jo vetëm për rolin e saj ndihmues në procesin e rivlerësimit kalimtar, por edhe për të gjithë veprimtarinë dhe misionin që ajo kryen. 

PD akuzoi se shkolla e Magjistraturës shkeli ligjin duke bërë testin e aftësive profesionale të magjistratëve në fshehtësi të plotë.

Sipas PD, mungesa e transparencës dhe shkelja e ligjit janë tregues se procesi është i korruptuar dhe i deformuar nën ndikimin e plotë të Qeverisë.

Deputeti i opozitës thotë se Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të korruptuar, jo transparent dhe të ndikuar politikisht.

a.ç

Next Post
Carlo Ancelotti mund të ulet në pankinën e Napolit

Carlo Ancelotti mund të ulet në pankinën e Napolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

Zgjedhjet paraprake në Kosovë/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

May 26, 2026
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 100 dollarëve për fuçi

May 26, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“Javë përvëluese, temperatura deri në 36 gradë”, meteorologia tregon kushtet atmosferike

May 26, 2026
Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

May 26, 2026
“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të doktorit…

“Ore, a është me Suel Çelën ky?”, Salianji ironi me Berishën: Unë çdo njeri e kam takuar për llogari të doktorit…

May 26, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

May 26, 2026

Mandatet parlamentare, nëse do të votohej sot

May 26, 2026
“Mos prisni perfeksion nga PD”, Këlliçi: Jemi ende duke u organizuar. Pas dy javësh do ta shihni…

“Mos prisni perfeksion nga PD”, Këlliçi: Jemi ende duke u organizuar. Pas dy javësh do ta shihni…

May 26, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Alibeaj: Të gjithë rreth Berishës kanë rënë dakord që PD të rrudhet. Gara ishte test për besnikët

May 26, 2026
Deklarata e fortë: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen nga shërbimet sekrete

Deklarata e fortë: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen nga shërbimet sekrete

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In