• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkelën ligjin me legalizimin e dy objekteve, kallëzohen ish-drejtori dhe 2 ish-përgjegjës të ALUIZNI-t

by A R
26/12/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish drejtorin dhe 2 ish përgjegjës të sektorit të Drejtorisë Rajonale Rurale (Jug) të ALUIZNI në Tiranë, pasi kanë kryer legalizime të jashtëligjshme dhe jashtë kompetencave ligjore për 2 objekte të mëdha në Qendër të Tiranës me pasoja për buxhetin e shtetit, duke shmangur zbatimin e ligjit dhe falsifikuar dokumente zyrtare për përfitime të paligjshme dhe kualifikuar 17000 objekte që nuk janë legalizuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 512/1, datë 12.05.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale Rurale(Jug) të ALUIZNI-t Tiranë, për periudhën 2015 – 6 mujori i I-rë i vitit 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për z.A.I, ish drejtorin e këtij institucioni dhe O.S ish përgjegjës sektori i legalizimeve, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

-Janë lëshuar dy leje legalizimi në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave/Ndërtimeve Informale” i ndryshuar; neni 27 “Dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e objektit” (Ndryshuar me ligjin nr. 9786, datë 19.7.2007) (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë 9.6.2008) (Shtuar shkronja “f ” me ligjin nr. 10 169, datë 22.10.2009) (Ndryshuar me ligjin nr. 50/2014) (Ndryshuar shkronja d me ligjin nr. 62/2015); neni 28 “Dhënia e lejes së legalizimit”; neni 29 “Dokumentacioni për regjistrimin e objektit në ZRPP” (Ndryshuar me ligjin nr. 9895, datë 9.6.2008) (Ndryshuar me ligjin nr. 50/2014) si dhe me aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, date 06.11.2003 “Për arkivat”, konkretisht:

-Subjekti vetëdeklarues ”G……” është pajisur me Leje Legalizimi me nr. 70055369, datë 13.10.2016. Në arkivin e Drejtorisë Rajonale Aluiznit Rurale Tiranë nuk ndodhet Leja e Legalizimit (Kopjo e dytë), por ndodhet vetëm fotokopje. Me shkresën nr. 066, datë 02.11.2016, është dërguar në ZVRPP Tiranë për regjistrim “Godinë shërbimi 7 kat me 5 kate nën tokë”(është Qendër tregtare në Qendër Tiranë), duke shmangur legalizimin e ligjshëm për shtesat e kryera dhe kanë përfshirë të gjithë objektin i cili është me Leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. ZVRPP Tiranë deri në kohën e auditimit nuk e ka regjistruar, pasi u bë prezent shkelja ligjore nga KLSH-it si regjistrim i paligjshëm. Dokumentacioni shoqërues cituar në shkresën e mësipërme si dhe Dosja e plotë e dokumentacionit nuk ndodhet në Arkivin e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Rurale, (duke fshehur dokumentacionin e mos paraqitur atë audituesve të jashtëm shtetëror).

-Subjekti vetëdeklarues ”D.M.Q” është pajisur me Leje Legalizimi (nuk disponohen të dhëna) me të njëjtat shkelje. Me shkresën nr. 067, datë 02.11.2016 Nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale është dërguar në ZVRPP Tiranë kërkesa për informacion për regjistrimin e lejes së legalizimit në emër të D.M.Q.(nuk e ka regjistruar nga ndërhyrja e

KLSH-it si regjistrim i paligjshëm Veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.1996, i ndryshuar dhe aktet nënligjore dalë në zbatim, si dhe ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe që shtetit do ti sjellin dëme të mëdha financiare nga mos pagesa e taksës së ndikimit në strukturë sipas ligjit për marrjen në dorëzim nga Bashkia Tiranë sipas kërkesave ligjore në fuqi.

-Janë konstatuar e administruar nga auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t ( të kthyer) fletëve të leje të legalizimit” nga Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana Rurale, flete e leje të legalizimit të firmosura nga ish/Drejtori A.I dhe të vulosura, por të pa plotësuar 24 copë me nr. Serie 0138077 – 0138100. Dokumente zyrtare këto që do të ishin bërë objekt abuzimi e mashtrimi nga personat përgjegjës

-Është konstatuar se Drejtoria e Përgjithshme nga shuma totale e vetëdeklarimeve për legalizim si ndërtime informale gjithsej 463196 objekte, rezultojnë 17000 objekte te kualifikuara nga Drejtoritë Rajonale, por të pa pajisur me leje legalizimit duke u ndërprerë procedurat e legalizimit në mënyrë të pa dokumentuar dhe krijuar një impakt social negativ, veprime në kundërshtim me ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar, neni 10, 27 e 28, VKM nr. 589, datë 10.09.2014, VKM nr. 280, datë 01.04.2015 kreu i IV si dhe VKM nr. 1095, datë 28.12.2015.

-Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, ka paguar 4 punonjës në vlerën 3,004,470 lekë, si dëmshpërblim, “Për largim të padrejtë nga puna”, e cila përbën efekt ekonomik negativ për buxhetin e shtetit. Sipas strukturës së paraqitur vendet e tyre në strukturë, nuk janë suprimuar dhe janë kryer pagesat për 2 punonjës në të njëjtin pozicion pune.

– KLSH i ka kërkuar kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 5 punonjës: E. Z me detyrë përgjegjës sektori dhe K.Ç, znj. A.H, S.K, L.K specialistë, për shkelje në përmbushjen e detyrave funksionale dhe proçedurat e prokurimit publik.

Për A.I, ish Drejtori i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Rurale dhe z. O.S ish përgjegjësi i sektorit të legalizimit të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Next Post
(FOTO) Zjarr në Presidencë, pas një shkëndije elektrike, bie një llambadar në kolltuk

Presidenca: Për qëndrimin në OKB na njoftuan dy orë pas votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com