Pra, sipas Kodit, mediave nuk iu lejohet të tranmetojnë propagandë politike e asnjë lloj reagimi të subjekteve politike. Ndërsa partive nuk iu lejohet të bëjnë propagandë, mitingje apo veprimtari të tjera zgjedhore.
Por, ditën e sotme, LSI ka dalë në një deklaratë për mediat rreth orës 17:00 duke e thyer heshtjen zgjedhore.
Pre e kësaj deklarate kanë rënë edhe 2 televizione informative (News 24 dhe Top News) duke rrezikuar kështu një gjobë që shkon në 2 milionë lekë, bazuar në nenin 174 të Kodit Zgjedhor.
Neni 174 i Kodit Zgjedhor :
Thyerja e heshtjes zgjedhore:
1-Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KQZ-ja me 500’000 lekë.
2-Botuesi ose operatori radioteleviziv që thyen heshtjen zgjedhore , sipas nenit 77 të Kodit, gjobitet nga KQZ-ja me 2.000.000 lekë.
3–Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobënnuk e pezullon ekzekutimin e saj.
Neni 77 i Kodit Zgjedhor thotë qartësisht se:
FUSHATA ZGJEDHORE DHE MEDIA
Neni 77
Periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore
1.Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë
para datës së zgjedhjeve.
2.Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së
votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk
lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i
mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.