Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, (ISHSH) është duke zbatuar inspektimet sipas programimit 3-mujor të miratuar të inspektimit. Gjatë inspektimeve të ditës së djeshme inspektorët e ISHSH Tiranë kanë konstatuar shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, për të cilat kanë marrë dy masa administrative në shumën prej 600 mijë lekësh të reja, përkatësisht ndaj subjekteve Bar “SIAR” dhe “WHITE HOUSE”.
Gjithashtu dhe për ligjin “Për inspektimin sanitar”, kanë konstatuar shkelje të tij (mungesë e librezave shëndetësore të punonjësve), konkretisht ndaj klinikës stomatologjike “TOTI GURAKUQI”, ndaj të cilës është marrë masa administrative në masën prej 30 mijë lekësh të reja.
ISHSH Tiranë thekson se është çdo ditë në terren për inspektimin e subjekteve të cilat janë përcaktuar në programimin 3 mujor të inspektimit, në mënyrë të tillë që përmes inspektimeve që kryen t’u sigurojë qytetarëve ofrimin e shërbimeve të një cilësie të lartë.