Autoritetet austriake kanë shkatërruar një rrjet droge, i përbërë nga shqiptarë dhe kosovarë. Në pranga ranë 24 persona, të cilët dyshohet se janë trafikantë droge, të moshave midis 18 dhe 48 vjeç.
Ata e kishin shpërndarë aktivitetin e tyre në qarqet e Vjenës, si Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau.
Gjatë kontrollit nëpër shtëpitë e të dyshuarve, u zbuluan mbi 2 mijë bimë, ndërsa u sekuestruan rreth 204 mijë euro para cash e tre makina.
/a.r