Policia italiane ka vënë në pranga 57 persona gjatë një operacioni në disa zona të vendit, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të kokainës.
Sipas raportimeve, grupi kriminal e siguronte lëndën narkotike nga Spanja dhe Amerika Latine.
Operacioni u organizua nga Guardia di Finanza dhe policia e Rexhio Kalabria, mes të arrestuarve ka dhe disa anëtarë të ‘ndragheta.
Policia bën me dije se personave të arrestuar iu sekuestruan dhe rreth 3.7 milionë euro.
/b.h