• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkatërrohet rrjeti kriminal i birësimeve të paligjshme në Greqi, 12 të arrestuar mes tyre 1 mjeke, 1 mami dhe 3 gra

by Java News
28/09/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 11 orë ka zgjatur seanca e parë e dëshmive të 6 prej 12 personave të arrestuar në Selanik me akuzën se kishin krijuar të ashtuquajturën “fabrikë të lindjeve të paligjshme”.

Bëhet fjalë për një jurist, një mjeke gjinekologe, një mami dhe tre gra të tjera që luanin rolin e ndërmjetësve midis familjeve birësuese dhe personave që i shisnin.

Organet greke të Rendit vlerësojnë se numri i personave të implikuar në rrjetin e birësimeve të paligjshme që besohet se ishte një nga “më të mëdhenjtë dhe më të organizuarit” në Europë shkon ne mbi 66 persona.

Pas një operacioni ku morën pjesë mbi 85 agjentë policie , është zbuluar deri tani se ky grup ka kryer mbi 22 shitje foshnjash , 24 shitje vezësh dhe 10 raste pagese të të ashtuquajturave “nëna me porosi” prej vitit 2016 deri më sot.

Përfitimet financiare të tij kanë qenë mbi 550.000 euro. Rrjeti i drejtuar nga juristi dhe mjekja gjinekologe gjente gra shtatzëna të varfra në Bullgari dhe Rumani dhe u paguante deri në 5000 euro për t’i shitur foshnjat e tyre tek çifte greke pa fëmijë. Gratë shtatzëna vinin në muajin e fundit në Selanik për të lindur në klinika private ndërsa shpenzimet që shkonin deri në 28000 euro paguheshin nga familja birësuese.

Gjashtë pjesëtarët e parë të rrjetit që kanë dëshmuar në Gjykatë deri në orët e vona të mbrëmjes të së premtes janë lënë përkohësisht të lirë me kusht, me garanci 30000 euro , paraqitje të detyruar në polici dhe ndalim largimi nga Greqia deri në zhvillimin e gjyqit, ndërsa në orët e ardhshme dëshmojnë në prokurori edhe 6 të tjerët. Burime pranë Gjykatës së qytetit bëjnë me dije se nga ky process nuk do të preken prindërit që kanë birësuar fëmijët nga rrjeti në fjalë. /Top Channel

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Në rrjet plas humori me deklaratën e Metës pas draft-raportit të “Venecias”

VIDEO/ Në rrjet plas humori me deklaratën e Metës pas draft-raportit të "Venecias"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In