• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, ‘kapobanda’ një 34-vjeçar shqiptar

by
14/01/2023 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Korfuzit ka goditur një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt ishullit grek dhe më pas e shpërndante atë, duke arrestuar 8 persona mes të cilëve dy prej drejtuesve të grupit.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesi kryesor i grupit, i cili ndodhet jashtë Greqisë si dhe një bashkëpunëtor i tij, që vuan dënimin në një burg në Greqi.

Janë identifikuar dhe proceduar 20 persona, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga ky grup kriminal. Ndërkohë, ky grup kriminal ka filluar të funksionojë prej muajit korrik 2021.

Sekuestrimet që janë bërë ndaj këtij grupi kriminal;

Që prej 2 korrik 2021 i janë sekuestruar 3.6 kg marijuanë, në 1 qershor 2022 i janë sekuestruar 2.8 kg marijuanë, në 29 qershor 2022 i janë sekuestruar 4.7 kg marijuanë, në 1 shtator 2022 i janë sekuestruar 4.4 kg marijuanë dhe në 27 tetor i janë sekuestruar 3.4 kg marijuanë.

Kreu i grupit është një 34-vjeçar shqiptar me banim të përhershëm jashtë Greqisë, i cili furnizonte grupin me drogë. Nëndrejtuesit e grupit janë një grek 54 vjeç dhe një grek 77 vjeç, të cilët u arrestuan dje. Drejtuesi i grupit ishtë përgjegjës për trafikun e drogës nga Shqipëria në Korfuz si dhe udhëzonte dy grekët për shpërndarjen e drogës.

 

 

Në nivelin e dytë të grupit janë 7 persona, 3 grekë, dy meshkuj 50 dhe 63 vjeç dhe një femër 30 vjeç si dhe 4 shqiptarë 34, 47, 68 dhe 35 vjeç. Ky i fundit ndodhet në burg në Greqi i arrestuar më 31 gusht 2022.
Niveli i tretë përfshin njerëz të varur nga substanca në ishullin e Korfuzit. Gjatë kontrolleve ditën e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 567 gram marijuanë, 2 peshore elektronike, 3970 euro, 1 motor, 1 makinë, 6 celularë.

Sasia totale e marijuanës së trafikuar, nga aktiviteti kriminal i grupit në periudhën në shqyrtim, nga korriku 2021 deri në asgjësimin e tij, arrin në të paktën -30- kilogramë, nga të cilat -19- kilogramë janë konfiskuar ndërsa përfitimi financiar total llogaritet të kalojë -180.000- euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/e.d

Next Post
Mbështetje për Luiz Ejllin, fansat mblidhen para shtëpisë së Big Brother: Jemi me ty!

Mbështetje për Luiz Ejllin, fansat mblidhen para shtëpisë së Big Brother: Jemi me ty!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

December 29, 2025
Situata në Ukrainë/ Ditmir Bushati: Zemërthyese! BE të nxjerrë mësime

Kosova si burim shprese

December 29, 2025
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

December 29, 2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

December 29, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com