• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare e drogës, sekuestrohen 8 kg kokainë e 38 kg heroinë

by A R
26/08/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e shtetit në bashkëpunim me atë spanjolle dhe EUROPOL , në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “CROMANON” ka goditur një grup kriminal të përbërë nga shtetas bullgarë dhe shtetas me origjinë shqiptare, për veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta.

Janë arrestuar në Spanje tre shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetas bullgar, konkretisht:

A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç, të tre shtetas shqiptar.

Si dhe P.D, 41 vjeç, shtetas bullgar.

Janë sekuestruar 38 kilogramë Heroinë e pastër.

8 kilogramë Kokainë e pastër.

50 kilogramë përzierës.

Është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike.

Është sekuestruar një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi.

Operacioni ka filluar që në muajin Dhjetor të vitit 2015 dhe është finalizuar me 10 Gusht të 2016.

droga-spanje2

Ja komunikata origjinale e nxjerrë dje në faqen zyrtare të Europol:

Komunikatë e publikuar nga Europol në datën 25.08.2016, në lidhje me Operacionin CROMAÑON”.

Në datën 25.08.2016 Europol ka publikuar në faqen e tij një informacion në lidhje me Operacionin “CROMAÑON”, në të cilin u arrit të shpërbëhej një rrjet kriminal i përfshirë në një tregti ndërkombëtare droge.

Operacioni “CROMAÑON” u organizua nga Roja Civile Spanjolle në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe u mbështet nga Europol.

Në këtë Operacion u shpërbë një rrjet kriminal i përbërë nga shtetas Shqiptar dhe Bullgarë të cilët merreshin me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona.

Operacioni u zhvillua në datën 10 Gusht 2016 dhe rezultoi në arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Anëtarët e këtij grupi janë kryesisht shtetas Bullgar dhe shtetas me origjinë Shqiptare.

Nga ky operacion janë konfiskuar 38 kg Heroinë e pastër, 8 kg Kokainë e pastër, dhe 50 kg përzierës.

Gjithashtu është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike, si dhe janë sekuestruar një armë me silenciator dhe një pajisje presimi.

droga-spanje-3

Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels. Castelldefels u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë Spanjolle.

Gjithashu u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumenta.

Roja Civile Spanjolle e ka iniciuar këtë Operacion në Dhjetor 2015, me qëllim zbulimin e grupeve kriminale që operojnë në fushën e trafikimit të lëndës narkotike të llojit heroinë./a.m.

Next Post
VIDEO/ E rrallë, foka fluturon në skaf nga frika e balenave

VIDEO/ E rrallë, foka fluturon në skaf nga frika e balenave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

August 3, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

August 3, 2026
Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

August 3, 2026
Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

August 3, 2026
Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

August 3, 2026
Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

August 3, 2026
A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

August 3, 2026
Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

August 3, 2026
“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

August 3, 2026
Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com