• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë! Trafikonin emigrantë drejt Anglisë, ja çmimet e ‘biletës’

by
08/10/2022 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup kriminal shqiptar që trafikonin bashkëkombasit e tyre drejt Britanisë së Madhe, është shkatërruar në Spanjë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, të cilat kanë raportuar se një grup prej 7 shqiptarësh është vënë në pranga dy ditë më parë, pas një operacioni policor të nisur prej 2019, ndërsa janë kapur në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht disa shqiptarë, përfshirë edhe të mitur, drejt Anglisë.

Referuar medias spanjolle, mafia shqiptare me bazë në Bizkaia u kishte kërkuar të miturve plot 15,000 euro për futjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht i fusnin si turistë në tragete nga Porti i Bilbaos dhe gjithashtu nga Santander, që më pas të arrinin të  shkonin në destinacionin final.

Ky ishte çmimi i “biletës” që mafia shqiptare në Santurtzi, Muskiz dhe Portugalete, u faturoi “klientëve” të saj për kalim të parregullt në bregdetin anglez. Policia ka mundur që të vërë në pranga 7 shqiptar,  5 prej tyre në Bizkaia dhe 2 të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës klandestine, në aeroportin Barajas të Madridit, kur po përgatiteshin të ktheheshin në Shqipëri, ku kishin një standard të lartë jetese.

Pavarësisht kontrolleve dhe operacioneve të herëpashershme të policisë, një pjesë e mirë e shqiptarëve që kanë zgjedhur këtë “profesion”, kanë mundur që të fitojnë mjaft para. Në rastin konkret, të arrestuarit në operacionin e fundit, kanë fituar nga 3,000 deri në 15,000 euro për çdo kalim.

Mediat e huaja shkruajnë se jo në pak raste, trafikantët i fshihnin “klientët” në vende që mund t’u rrezikohej edhe jeta, ndërsa ruanin të dhënat e tyre kredenciale në mënyrë që t’i kishin në dorë deri sa ata të shlyenin borxhin për kalimin ilegal.

Por si realizohej ky kalim? Ata që ishin përgjegjës për grupin, qëndronin në Spanjë (jo më shumë se tre muajt e përcaktuar me ligj), ndërsa ata që ishin përgjegjës për nxitjen e tranzitit të shqiptarëve, përdornin shpesh bashkatdhetarë që jetonin në Bizkaia.

Po ashtu, të arrestuarit kishin një sistem mjaft kompleks për të mbledhur dhe dërguar paratë në Shqipëri pa u zbuluar, duke përdorur karta të ndryshme krediti dhe pasaporta të shumta të kombësive të ndryshme për të mos lënë gjurmë.

Prej vitit 2017, vija bregdetare e Zierbena dhe Santurtzi është bërë një vendbanim i rregullt për shqiptarët që presin në Biscayan për të hyrë fshehurazi si turistët në tragetet që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica mbërritën legalisht në Spanjë, pasi në vitin 2010 u modifikua një rregull që qytetarët e vendit mesdhetar të mund të hynin në Bashkimin Evropian pa vizë për sa kohë që qëndrimi i tyre nuk kalonte 90 ditë.

Megjithatë, ky ndryshim nuk e preku Britaninë, e cila ka vazhduar t’i ketë kufijtë e saj të mbyllur për shqiptarët.

/e.d

Next Post
“Mirëserdhe në shtëpi”/ Berisha takohet me banorë të Lazaratit: Zotohem se do të bëj gjithçka për ju!

“Mirëserdhe në shtëpi”/ Berisha takohet me banorë të Lazaratit: Zotohem se do të bëj gjithçka për ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In