U deshën tre muaj hetime për të shkatërruar grupin kriminal të trafikantëve të drogës në provincën Massa Carrara.
Në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre dy shqiptarë dhe dy italian të moshës 35 dhe 50 vjeç. Nga operacioni u sekuestruan katër kg heroinë dhe kokainë të pastër si dhe i janë gjetur me vetë qindra mijëra euro.
Siç shkruajnë mediat italiane , agjentët ishin kamufluar si çiklistë për të parë se ku kishte destinacionin droga qe vinte nga Lombardia. Ata po e transportonin drogën me makinë drejt një apartamenti në Marina di Massa të fshehur poshtë një dyshe dhe qeseje, e cila ruhej me roje për 24 orë./l.m