Dhunës së protestuesve nuk u shpëtuan as zbukurimet e fundvitit. Protestuesit e dhunshëm të udhëhequr nga Arkimed Lushaj dhe babai i tij Sali Lushaj nuk kursyen as zbukurimet e vendosura në kryeqytet të cilat ishin edhe një rreze shprese pas një viti të vështirë prej tërmeteve dhe pandemisë.
Por me sa duket ashtu si në 98 kur Sali Lushaj sulmonte godinën e kryeministrisë, edhe djali i tij Arkimedi duket se ka ndjekur gjurmët e babait duke shkatërruar plotësisht zbukurimet.