• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkarkohet Suella Braverman, sekretarja britanike e retorikës diskriminuese ndaj shqiptarëve

by A R
13/11/2023 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar. Mediat në Britani raportojnë se ajo është shkarkuar pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës.

Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv te krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjatë protestave të tyre.

Rikujtojmë se pesë partitë opozitare kërkuan publikisht shkarkimin e saj nga detyra të enjten pasi Downing Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”.

Suella Braverman është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri për shkak të qëndrimit të ashpër që ajo ka mbajtur me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe. Ajo “u kishte shpallur” luftë emigrantëve që vijnë me gomone, duke hartuar politika të ashpra deri në dërgimin e tyre në Ruandë.

Kush është Suella Braverman, vajza pro-Brexit që i shpalli ‘luftë’ shqiptarëve?

Pakkush e njeh plotësisht figurën e saj, një vajzë e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius, e cila ka mbajtur qëndrim të qartë pro-Brexit, ka qenë avokatja kryesore e Qeverisë në vitet e fundit si edhe tashmë, i ka shpallur “luftë” emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese të ndryshme përtej brigjeve kontinentale.

Emri i saj i vërtetë, është në fakt Sue-Ellen Cassiana “Braverman” Fernandes, por shkurtimisht njihet si Suella dhe ka lindur më 3 prill 1980 në Harrow të Londrës.

Vajzë e dy emigrantëve të ardhur në Britani në vitin 1960 për një jetë më të mirë, rrënjët politike Suella do t’i merrte nga e ëma, e cila ishte infermiere dhe pati garuar për të qenë deputete në Parlamentin britanik, por pa ia arritur.

42-vjeçarja, besimtare budiste, pas edukimit të marrë në Cambridge për drejtësi dhe kualifikimeve shkencore në Paris dhe New York, vendosi të garojë në vitin 2015 për një mandat parlamentar, të cilin e fitoi në zonën e Fareham, duke u bërë deputete.

Deri në atë kohë, eksperienca e saj ishte në profile të ulëta politike, duke u angazhuar si këshilltare ligjore në disa ministri.

Me ardhjen në tryezën e madhe të deputetëve, Braverman filloi të merrte zë, mbi të gjitha mbi çështjen e Brexit, për të cilën ajo ishte mbështetëse e fortë.

Më pas, me ardhjen e Boris Johnson në krye të konservatorëve dhe Qeverisë, ajo u bë këshilltarja kryesore e Qeverisë në çështjet ligjore.

Me rënien e Johnson dhe tërheqjen e tij nga posti, Suella kërkoi të futej në garën e konservatorëve për kryetare të partisë, por nuk arriti të kualifikohej në duelin final mes Liz Truss dhe Rishi Sunak.

Pavarësisht kësaj, pas fitores së Truss, Braverman u shpërblye me postin e sekretares për Punët e Brendshme, të cilin e mbajti nga 6 shtatori 2022 deri më 19 tetor 2022, kur edhe u tërhoq, nën pretendimin se kishte thyer kodin e brendshëm ministror, pasi kishte dërguar disa email-e nga provili i saj privat, për të lobuar për vota mbi një projektligj (gjë e palejuar në Britani).

Dorëheqja e saj do të çonte edhe në rrëzimin e Qeverisë së Truss, e cila u tërhoq nga detyra si kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Britanisë, me 45 ditë.

Por, kur u mendua se edhe për Braverman gjithçka kishte përfunduar në aspektin ministror, me ardhjen e Rishi Sunak në pushtet, vetëm një javë më pas, ajo u rikthye në post, duke ngjallur edhe dyshime për një ujdi mes të dyve, për të rrëzuar Truss nga pushteti dhe për t’u ngritur Sunak.

Tashmë, çështja kryesore me të cilën ajo po përballet është fluksi i emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe (i shtuar vitet e fundit), ku disa komente denigruese ndaj figurës së shqiptarëve, në kufijtë e përbaltjes, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, përfshi edhe një deklaratë të ashpër nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e quajti të papranueshme terminologjinë e përdorur nga Braverman për shqiptarët, të etiketuar si “pushtues”.

Në mes të gjithë kësaj çështjeje, Braverman vijon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe një vizitë e saj në Shqipëri, është e pritshme në javën e ardhshme.

/a.r

Next Post
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

"Futbolli, armiku kryesor i zmadhimit të zemrës", flet Brataj: Ja çfarë i ndodhi sulmuesit të Egnatias

Comments 2

  1. Leka says:
    3 years ago

    Paradoksi me Breverman eshte se vet ajo eshte nje emigrante dhe qytetaret anglez e perkrahen deri ne ministre te vendit te tyre!

    Reply
  2. Fanse e liverpulit says:
    3 years ago

    Aman more, ishte turp ta shihte njeri ne ate poste. A thue nuk kishte njeri tjeter per ta drejtue Anglin vetem ajo. Por me mir vone se kurr thot populli yne. Eshte nder e lavdi per ate kombe te ket Kamerunin minister, turp e faqja e zeze me e pa ate qe iku si dhi e zgjebosur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

October 5, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

October 5, 2026
Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

Reforma Territoriale, Meçe: Nisma centralizon vendimmarrjen, nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve, por ata që u preket interesi dhe bajraktarizmi

October 5, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

October 5, 2026
“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

“Zgjedhja duhet të jetë e qytetarëve”- PD kërkon në KQZ referendum për kullën te “Parku Rinia”, depoziton shkresën!

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com