• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkarkohet shefi i Sigurisë Ajrore, ditën e tragjedisë, ishte pilot në një agjensi private

by Java News
22/05/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Prokuroria e Shkodrës ka ripyetur për të disatën herë të mbijetuarin Gerald Baramuça, pa marrë ende një përgjigje se çfarë ndodhi para aksidentit ajror të Grizhës, Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar hetimin administrativ për këtë ngjarje.

Burime pranë kësaj ministrie, jozyrtarisht pohuan se është shkarkuar nga detyra shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Farkë. Nënkolonel Altin Lame – thanë burimet për TCH, – duhej të ishte në detyrë ditën e 6 prillit, kur edhe ndodhi aksidenti ajror. Largimi i tij nga Forcat Ajrore është bërë me motivacionin “për shkelje të rëndë të disiplinës”.

Sipas listës së miratuar, ai ishte zyrtari i fundit në bazën e Farkës, që firmoste lejen e fluturimit dhe konfirmonte kontrollin e pilotëve që do të niseshin me mision trajnues. Por prania e tij ka qenë fiktive në detyrë, pasi nënkoloneli në fakt atë ditë rezulton të ketë qenë i angazhuar si pilot në një agjenci private fluturimi.

Nga ana e saj, Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar fletëthirrje shtetasit Altin Vrapi, me detyrë drejtor i Sigurisë Ajrore të Licencave, në Autoritetin e Aviacionit Civil. Prokuroria thotë se thirrja e tij është bërë pasi shikohen të dyshimta licencat e lëshuara ndaj kompanisë private për fluturimet, në një kohë që një piloti ushtarak nuk i lejohet të jetë i angazhuar.

Aktualisht Prokuroria e Shkodrës është në pritje të ekspertizës së kartës së memories së helikopterit “EC 145”, nga rrëzimi i të cilit humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu. Ndërkohë i mbijetuari Baramuça, në të gjitha seancat e pyetjeve këmbëngul se nuk mban mend asgjë nga dita e aksidentit. a.k

Next Post

Që të ruajë imazhin... Kim i paguan stilistes së saj jo pak por 1 mln dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In