Marina amerikane shkarkoi komandantin e Flotës së Shtatë, Joseph Aucoin, pas disa aksidenteve që kanë përfshirë luftanijet në Azi. Dhjetë marinarë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga përplasja e luftanijes USS John S. McCain me një cisternë të naftës, të hënën pranë Singaporit.
Zyrtarët kanë thënë se kanë gjetur mbetje njerëzish në bordin e anijes që tani ndodhet në portin në Singapor. Përplasja ka qenë incidenti i katërt i tillë në një vit.
Marina amerikane tha përmes një deklarate se ka humbur besimin në aftësinë e Aucoinit për të komanduar. Flota e Shtatë amerikane është e vendosur në Jokosuka të Japonisë.
Aucoin, i cili ka qenë komandant qysh në vitin 2015, është dashur të pensionohet brenda javësh.
Pasardhësi i caktuar do ta zëvendësojë menjëherë, përgatiti Express. (b.an)