• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkohet pas 20 vjetësh nga agjencia shtetërore greke e lajmeve, gazetari minoritar Barka letër Mitsotakis: Më hoqën se s’përkraha Belerin e Vorioepirin

by Java News
05/03/2024 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Shtetërore e Lajmeve (AMNA) ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e gazetarit Panajot Barka.

Me një deklaratë për shtyp publikuar në faqen e tij zyrtare Unioni i Gazetarëve të Athinës proteston për mosrinovimin e kontratës së punës të gazetarit minoritar Barka me Agjencinë Shtetërore të Lajmeve të Greqisë AMNA.

Siç bëhet me dije, gazetarit në fjalë nuk i është rinovuar kontrata pas me shumë se 20 vitesh bashkëpunimi të vazhdueshëm me këtë agjenci.

Konkretisht në deklaratën në fjalë shkruhet: “Bordi Drejtues i Unionit të Gazetarëve të Athinës (ESIEA) dënon vendimin e drejtuesve të AGJENCISË SË LAJMEVE për të mos rinovuar kontratën e korrespondentit të AMNA-s  në Gjirokastër Panagiotis Barkas, në mënyrë të padrejtë dhe abuzive, pas më shumë se 20 vitesh bashkëpunim.

Bordi Drejtues i ESIEA-s proteston fuqishëm dhe deklaron se do të qëndrojë në krah të kolegut në çdo veprim ligjor për të mbrojtur të drejtat e tij të punës”.

Mësohet se sot, gazetari Barkas, ka dërguar drejt shumë institucioneve mediatike, qeveritare dhe mediave e gazetarëve një letër ku përshkruan shkaqet e mosrinovimit të kontratës së tij me Agjencinë Shtetërore greke dhe kërkon solidaritet dhe reagim ndaj këtij veprimi që e quan të paligjshëm dhe të pajustifikuar, një tjetër aksion kundër etikës dhe funksionimit gazetaresk, kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë.

Midis të tjerash  ai thekson se bëhet fjalë për një sulm të gjithanshëm ndaj tij, që kërkon të frikësojë grekët në Shqipëri që të mos flasin, që ka qëllim ti mbyllë gojën së vërtetës dhe të heshtet ndaj gjithë përgjegjësive për atë që u bë kundër helenizmit në Shqipëri.

Barkas thotë se vendimi është produkt i ndërhyrjes politike. “Qarqe të vorioepiriotëve me akses në partinë në pushtet dhe në disa ministra të qeverisë, kanë kërkuar shkarkimin tim nga agjencia -shkruan ai duke shtuar se  – këto qarqe nuk ishin  dakord me pikëpamjet e mia personale (jo me ato që publikoj tek lajmet e agjencisë) por për çështjet e helenizmit të Vorioepirit, dhe kryesisht të çështjes Beleris, ndaj më akuzuan se nuk ndjek politikën kombëtare”.

Barka ka njoftuar edhe Kryeministrin grek, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe organet e tjera kompetente zyrtare duke kërkuar ndërhyrjen e tyre, por nuk ka marrë përgjigje.

“Është jo vetëm një qëndrim shpifës dhe përçmues ndaj një korrespodenti me bashkëpunim 28 vjet, por për më tepër ndaj të vetmit gazetari grek jashtë Greqisë në mediat publike, kundër një drejtuesi të Minoritetit Kombëtar Grek, themelues dhe deputet i OMONIAS, shkrimtar me aktivitet të pasur në favor të helenizmit, me qindra artikuj dhe prezantime në mediat shqiptare në favor të helenizmit”, shkruan Barka.

Vlen të përmendim se disa ditë më parë Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që ngre shqetësimin përveç të tjerësh për lirinë e shtypit në Greqi, përqendrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve shtetërore tek to./m.j

Next Post
“Duam të vijmë në Kosovë t’i çojmë lule mamit”/ Vëllai i Liridonës takon dy nipat pas një kohe të gjatë: Kishin vetëm një kërkesë…!

“Duam të vijmë në Kosovë t’i çojmë lule mamit”/ Vëllai i Liridonës takon dy nipat pas një kohe të gjatë: Kishin vetëm një kërkesë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In