• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkohet drejtoresha e Hipotekave? Ja letra që e denoncoi te Rama

by A R
02/11/2017 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat vendase raportojnë se Kryeministri Rama ka shkarkuar ditën e sotme drejtoreshën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj.

Sipas këtyre burimeve, shkak është bërë një mesazh i vartësit të saj Drini Mataj, dërguar kryeministrit nga një zyrtar tjetër.

Bëhet fjalë për drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qendrore të ZQRPP, që ka denoncuar te kryeministri Edi Rama një sërë shkeljesh të drejtoreshës së Hipotekave.

Edhe pse në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave nuk ka një vendim për shkarkimin e Doracajt, nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë ka shpallur vendin vakant.

Letra e plotë nga Drini Mataj drejtuar kryeministrit Edi Rama publikuar nga rehatfare:

I nderuar Kryeminister,

Duke ju kerkuar ndjese per shqetesimin, do t’ju lutesha te me kushtonit disa sekonda vemendje pasi kam nje shqetesim i cili mendoj qe demton rende imazhin Tuaj.

Quhem Drini Mataj, deri te premten si Drejtor i Sherbimeve Mbeshtetese ne Zyren Qendrore te ZQRPP(Hipootekes). Kam filluar pune ne nje dite me Kryeregjistruesen ne detyre, Znj. Blerina Doracaj, pas nje detyre 4 vjecare ne agjencine e trajtimit te pronave si pergjegjes sektori, ku kam pasur vleresime maksimale te punes.

Kryeregjistruesja, Znj Doracaj, me propozoi te punoja me te dhe fillova pune menjehere si drejtor i sherbimeve mbeshtetese. Diten e premte, Dt 20 tetor 2017, ne oren 6 mbasdite, ne emailin personal me nje komunikim me email nga kryeregjistruesja me vjen nje urdhri i shkarkimit pa asnje motivacion. Ky urdher ishte nxjerre 3 dite perpara dhe mua nuk me ishte bere prezent. Diten e premte, 3 dite pas urdhrit te shkarkimit, me ka deleguar detyra me shkrim. Ky eshte nje shperdorim i hapur i detyres pasi ka nderhyrje ne protokollin e nje prej tre institucioneve me te rendesishme ne Shqiperi. Kete e provoj me shkresa zyrtare.

Ky veprim, me jep nje deshire te madhe te perdor gjith forcen qe me jep ligji per te cuar ne vend te drejten time, qofte edhe mediatikisht, por stepem pasi e di qe ajo perfaqeson Vullnetin Tuaj. Duke patur bindjen e plote, qe fryma qe ajo percon, nuk eshte Vullneti Juaj vendosa t’ju shkruaj per t’ju informuar dhe patur besimin e plote qe e drejta fiton gjithmone.

Ky kaos vjen si pasoje:

1 E emerimeve te kushurinjve te pare te saj dhe te bashkeshortit te saj ne ZQRPP (Hipoteke)

2 E nderhyrjeve ne zyren e protokollit dhe dokumentave zyrtare

3 E caktimit te sekretares se saj me nje nivel aspak etik dhe profesional dhe pa arsimin perkates ne komisionin me te rendesishem te Ministres se Drejtesise (Ku marrin pjese, Drejtori i kabinetit te ministres, drejtoresha e kodifikimit) per perzgjedhjen e Drejtuesve te Hipotekave te rretheve.

4 Qe nga emerimi i saj prane zyres vendore te Tiranes, qe te kryhen sherbime per njerezit e saj, ka kryer shkarkime pa motivacion ligjor dhe te paarsyetuar.

5 Kur nje punonjes denoncoi fenomenin (Xhuljen Sava), per praktikat qe mbaheshin nga shoqja e Znj Doraci (Jasmina Llukacej, shefe zones 1), ky i fundit iku nga puna.

6 Z.Kryeminister, ju them me bindje te plote, qe nen kujdesin e Znj Doracaj asnje nga praktikat e qytetareve nuk behen sipas rradhes kronologjike dhe sipas ligjit.

Nga eksperienca ime, prej 3 muajsh ne krah me te, po ju bej me dije se eshte shum e paqendrueshme dhe e dobet ne vendimmarrje, duke dhene shpesh here direktiva te cilat pasi i rimendon ose i behet e qarte qe jane te gabuara, i nderron disa here.

Zyrat qendrore dhe vendore jane plotesisht jashte funksionit. Historia vazhdon edhe me keq se ka qene.

Zoti Kryeminister, me besim te plote te Ju, kam edhe shqetesime te tjera qe eshte e domosdoshme ti shpreh prane zyres suaj. Kam shume praktika dhe emra konkret ku mendoj qe Znj Doracaj ka shperdoruar Besimin Tuaj.

Me respekt Drini Mataj

Next Post
Higuain sërish nuk e duan me kombëtaren e Argjentinës

Higuain sërish nuk e duan me kombëtaren e Argjentinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In