• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkarkohen dy oficerë të SHISH, ju gjetën materiale sekrete në celularë

by Aalison Pearse Stevens
10/03/2016 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy oficerë të Shërbimit Informativ Shtetëror janë shkarkuar nga detyra pasi në telefonat e tyre celularë u gjetën të fotografuara informacione dhe dokumente sekrete. Arrestimi i inspektorit Florian Bushi i cili i kishte dërguar përgjime sekrete një të dyshuari si vrasës me pagesë ka shkakuar tërmet tek institucioni më i rëndësishëm i sigurisë në vend. Pas kësaj ngjarje, kontrolli i brendshëm ka nisur një inspektim tek të gjithë punonjësit e dyshuar për veprimtari të paligjshme. Kontrolli ka zbuluar edhe të paktën dy oficerë të tjerë që kishin të fotografuar në telefonat e tyre të dhëna që konsiderohen sekrete.

Gjithçka ka nisur pas një urdhëri të kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika për ndalimin e telefonave celularë në ambjentet e punës. Por duket se ky urdhër nuk është zbatuar nga të gjithë punonjësit, pasi disa prej tyre nuk i kanë dorëzuar telefonat në hyrje të SHISH, duke hedhur dyshime të forta për veprimtarinë e tyre. Masat  kontrollit u intensifikuan edhe më shumë, kur me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u arrestua inspektori Florian Bushi. Ai rezulton se i kishte dërguar pjesë përgjimesh shtetasit Ilir Memushaj, i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në atentatin ku mbeti i vrarë Denis Kasa në hyrje të qytetit të Fierit. Kjo vrasje u zbardh nga policia dhe prokuroria, ndërsa në telefonin e Memushajt u gjetën fotografi përgjimesh  të dërguara nga inspektori i SHISH, Florian Bushi.

Por ky rast nuk ka qenë i vetmi në Shërbimin Informativ, pasi në prokurori janë dërguar për hetim edhe dy inspektorë të tjerë, të cilët gjithashtu kishin të fotografuar me telefonat e tyre celularë materiale sekrete. Ende nuk ka prova se këto të dhëna mund të jenë përdorur prej tyre, por SHISH kërkon hetimin e dy inspektorëve. Për dy të dyshuarit është marrë masa e shkarkimit nda detyra, ndërsa çështja pritet të merret në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Zhvillimet e fundit brenda instituconit më të rëndësishëm të sigurissë në vend, hedhin dyshime të forta për menyrën e drejtimit dhe organizimit të punës së SHISH.

BOLDNEWS

Next Post

Sherr grash në aeroplan, shkak muzika e lartë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In