• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkarkimi i Veliajt, antikushtetues”/ Maliqi: Opozita në protesta pas publikimit të raportit të OSBE

by Os De
30/09/2025 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar situatën politike në vendin tonë, teksa e ka konsideruar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si antikushtetues. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Fronline’ të moderatores Marsela Karapanço, Maliqi tha se zgjedhjet në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, duhet të ishin zhvilluar. 

Po ashtu ai tha se shkarkimi i Veliajt është bërë për të tërhequr vëmendjen nga publikimi i OSBE-ODHR për zgjedhjet e 11 majit. 

“Unë mendoj që duhet të ishin mbajtur zgjedhjet në 6 bashkitë. në 2007 unë dhe i ndjeri dhe Gert Bogdani, në momentin që kemi bërë betimin, është shpallur brenda 48 orëve vakanca dhe brenda 45 ditëve u bënë zgjedhje. 

Tani jemi shumë vonë, ka tre javë që ka nisur Parlamenti dhe janë betuar deputetët. Unë mendoj që Rama këtë shkarkim antikushtetues mund ta bënte më përpara. Por e bëri në këto momente kur pritetet edhe raporti i OSBE-ODHR, ku ka zëra të ndryshëm brenda opozitës për protesta dhe aksionin opozitar, dhe ai tërheq vëmendjen siç bëri me Diellën dhe tani po e bën me Bashkinë e Tiranës”, tha Maliqi. 

Ndërsa për pezullimin e vendimit të shkarkimit të Erion Veliajt, Maliqi tha se nëse presidenti Bajram Begaj do të shpallte datën e zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzonte. 

“Çfarë nuk ndodh në këtë vend. Presidenti edhe mund ta shpalli datën, por nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon, do të ketë një kallëzim penal për Këshillin e Ministrave, presidentin e kështu me radhë. Çfarë nuk ndodh në këtë vend, mos të na duket si habi. Ajo ndodhi edhe me rastin e Olta Xhaçkës, që nuk e respektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se është ajo që kemi thënë për kapjen e të gjitha institucioneve, por nuk besoj se do të shkojë kaq larg dhe të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese”, tha Maliqi. 

 Gjithashtu Maliqi tha se më burimet e tij, ka mësuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u dërgua në burgun e Durrësit, për t’i dhënë një mesazh Erion Veliajt. 

“Mua bëhet qejfi që më në fund Erion Veliaj filloi të ndjehej. Unë kam informacione të sigurta, se i çuan për disa ditë ‘doktor’ Vangjushin atje dhe ai i mbati tensionin dhe i çoi mesazhin e ramës. Unë kam qenë Drejtor në Drejtorinë e Burgjeve dhe e di shumë mirë që kushtet e sigurisë në burgun e Durrësit dhe se kush e drejton. Mendoj që zoti Veliaj filloi të hedhë zëra se nuk ka çfarë fiton më. 

Maliqi tha se nisur nga ankimimin i avokatëve të tij, Erion Veliaj sipas tij, do të ndjekë rrugën ligjore. 

“Për mua është kjo, deri sa avokatët e tij bënë ankimim, ai do të vazhdojë rrugën ligjore sepse ndryshe do të ishte fundi i turpshëm i karrierës së tij politike. Duke e njohur zotin Rama, Veliaj nuk i besonte edhe kompromisit për të dalë nga burgu”, tha ai. 

Ndërsa i pyetur nga Karapanço mbi aksionin opozitar, Maliqi tha se pritet raporti nga OSBE për zgjedhjet e 11 majit, që opozita të nisë protestat. 

“Në parlament bëhet se çfarë do Rama. Edhe pse ne jemi Republikë Parlamentare, Rama ka kapur të gjitha institucionet. Që nga vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor në 20 gusht për zgjedhjet, që për mua ishin farsë, do të pritet raporti i OSBE-së për zgjedhjet dhe do të shihet reagimi i ndërkombëtarëve. Pastaj do të shihet ideja për protesta që nuk do të jenë një apo dy orëshe”, tha Maliqi në Report Tv. 

 

Next Post
“Pranoni paqen ose ju pret fundi i zi”, Trump ultimatum për Hamasin: Keni 3-4 ditë kohë…

“Pranoni paqen ose ju pret fundi i zi”, Trump ultimatum për Hamasin: Keni 3-4 ditë kohë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

September 7, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

September 7, 2026
Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com