• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Metës/ Nga angazhimi në zgjedhje te shkeljet e Kushtetutës, 50 pyetje për mazhorancën nga Kushtetuesja. Kuvendi: Duam 2 orë për përgjigjet

by Java News
01/02/2022 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Relatori i çështjes për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Përparim Kalo i është drejtuar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës me një sërë pyetjesh për çështje procedurale.

Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, Kalo ka kërkuar sqarim mbi një sërë çështjesh, që nga ngritja e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e kreut të shtetit, e deri tek pretendimi i mazhorancës për përfshirjen e Metës në veprimtari zgjedhore gjatë 25 prillit.

“Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? Kalo: A mund ta sqaroni bazën ligjore mbi te cilët është ngritur komisioni hetimor?  A është e detyrueshme prania e presidentit ne procedurat përkatëse, ne komisionin e ligjeve, atë hetimor dhe seance plenare? 

A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit?  A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit? 

Ne raportin e komisionit hetimor flitet për një numër shkeljesh te renda ndërsa përdoret njëjësi. Cili ka qene qëllimi i përdorimit te njëjësit ne raport? 

Ne zbatimin e dispozitave kushtetuese ligjvënësi shfaqet dhe si interpretuesi i pare i shkeljes por a janë përdorur metoda te tjera për t’i evidentuar këto shkelje? Cilat janë interesat e presidentit?”, janë disa nga pyetjet e Kalos, te cilat arrijne ne afer 50 te tilla.

Lidhur me këto pyetje, përfaqësuesit e Kuvendit kërkojnë 2 orë kohë për t’iu dhënë përgjigje. Duke u nisur nga këto kërkesa, trupa gjykuese vendosi ndërprerjen e seancës gjyqësore. Mësohet se seanca do të rifillojë në orën 17:30.

Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Përfaqësuesit e Kreut të Shtetit kanë kërkuar përjashtimin e 3 gjyqtarëve, Përparim Kalo, Fiona Papajorgjit dhe Vitore Tushes nga trupi gjykues. Kjo kërkesë e Kreut të Shtetit është hedhur poshtë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e Metës vunë në dyshim legjitimitetin e Kuvendit, duke theksuar se vendimi i marrë nga legjislatura e vjetër duhet të konfirmohet sërish nga Parlamenti i ri me 2/3 e votave. Pra pala e presidentit pyet nëse është vullneti i Parlamentit të ri i njëjtë me atë që kishte Parlamenti i vjetër./m.j

Next Post
Kosova në vështirësi nga COVID/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 6 viktima brenda 24 orëve

Kosova në vështirësi nga COVID/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 6 viktima brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com