• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Metës në Kushtetuese, ekspertët: Kuorumi e dëgjimi, me dyer të hapura. Presidenti ka rastin të shpjegohet

by Java News
16/10/2021 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Gjykata ka bërë një shqyrtim paraprak të kësaj çështjeje, ndërsa datën e mbajtjes së seancës plenare publike pritet ta vendosë në një rast tjetër sipas rregulloreve të saj. Studiuesja e çështjeve kushtetuese dhe profesorja e kësaj fushe në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dr.Aurela Anastasi, thotë se kalimi për në seancë plenare publike nga Gjykata Kushtetuese i vendimit të Kuvendit është i rëndësishëm, sepse për herë të parë do të dëgjohet Presidenti Meta.

“Gjykata fton palët për të dëgjuar shpjegimet e tyre lidhur me çështjen. Presidenti Meta nuk shkoi para komisionit parlamentar, ndaj në seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese ai ka rastin të sqarojë pozicionin dhe veprimet e tij, të cilat Kuvendi i ka vlerësuar si shkelje të rënda. Seanca do të jetë publike, pra me dyer të hapura. Procesi ka marrë trajtën e një gjykimi themeli, përderisa palët ballafaqohen për herë të parë me dokumente dhe komente” – thotë dr. Anastasi.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon gjykime të tilla të posaçme, në seanca që duhet të jenë publike, por nuk parashikon afate maksimale kohore. Ekspertët nuk pranuan të parashikojnë një afat kur mund të zhvillohet seanca e Gjykatës Kushtetuese, se kjo është në kompetencë të Gjykatës, por sipas përvojës së deritanishme, mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda 2 deri 9 muaj.

Sokol Hazizaj, një tjetër ekspert i njohur i çështjeve kushtetuese në Tiranë thotë që më tepër se sa afatet, juridiksioni, procedurat, rëndësi të madhe ka kuorumi dhe vendimi i Gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë, kur sipas Kushtetutës duhet të ketë 9 anëtarë. Një vendim ligjërisht i rregullt nga gjykata me 7 anëtarë duhet të ishte në raportin e votave 5 me 2. Sa i saktë do të ishte ligjërisht një vendim në raportin 4 me 3? Kjo mbetet për t’u debatuar” – thotë zoti Hazizaj.

Me fillimin e procesit të vetingut Gjykata Kushtetuese doli jashtë funksionit, sepse ish-kryetari dhe shumica e 9 anëtarëve të saj u dorëhoqën ose u rrëzuan gjatë procesit të rivlerësimit. Disa nga anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese ende e paplotë janë propozuar pak kohë më parë nga Presidenti Meta, për të cilin tani pritet të gjykojnë nëse duhet shkarkuar.

Kuvendi i mëparshëm miratoi qershorin e kaluar shkarkimin e presidentit Iir Meta për 9 shkelje të rënda të Kushtetutës, pas qëndrimeve të tij përpara dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Në “shkeljet e rënda të Kushtetutës” komisioni i posaçëm hetimor, renditi shkeljen e betimit, cënimin e procesit zgjedhor, cënimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, të imazhit dhe reputacionit të vendit, figurës institucionit dhe abuzimin me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Presidenti nuk u paraqit në komisionin e posaçëm hetimor, duke e quajtur të paligjshme nismën e ndërmarrë nga shumica socialiste. Pro shkarkimit votuan 104 deputetë, por tani është Gjykata Kushtetuese, është ajo që do të thotë fjalën e fundit, duke i dhënë të drejtë ose jo Kuvendit./VOA-m.j

Next Post
Ambasada amerikane në Kosovë mbështet kërkesën për mbylljen e misionit të UNMIK: Mision i përmbushur

Ambasada amerikane në Kosovë mbështet kërkesën për mbylljen e misionit të UNMIK: Mision i përmbushur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

“Ata do bënin bombën bërthamore”- Trump i vendosur: Do ta nisja sërish luftën me Iranin, nuk pendohem për vendimin që mora!

September 11, 2026
Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

Putin mbërrin në New Delhi për samitin e BRICS, në fokus lufta në Ukrainë e Iran dhe tregtia globale

September 11, 2026
Sot 25 vite nga “11 Shtatori”, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura, heronjtë dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan!

Sot 25 vite nga “11 Shtatori”, Ambasada e SHBA në Tiranë: Nderojmë jetët e humbura, heronjtë dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan!

September 11, 2026
Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë

Veshja që tronditi Pallatin Mbretëror, fustani i Princeshë Dianës del në ankand për qindra mijëra dollarë

September 11, 2026
Tetë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, mes viktimave dy fëmijë -

Përshkallëzohet beteja për Donbasin, qytetet ukrainase nën sulme të egra ruse, civilët urdhërohen të largohen

September 11, 2026
VIDEO/ Jasir Asani i pandalshëm, shënon sërish dhe i dërgon sinjale Maran para ndeshjeve me Kombëtaren!

VIDEO/ Jasir Asani i pandalshëm, shënon sërish dhe i dërgon sinjale Maran para ndeshjeve me Kombëtaren!

September 11, 2026
Çelet edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan

Çelet edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan

September 11, 2026
“Koha për t’i dhënë fund vrasjeve”/ Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat

September 11, 2026
Gjykimi në Hagë, Rama: Ka shkelje të panumërta, nuk duhet qëndruar duarkryq

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s! Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

September 11, 2026
“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

“5 mijë USD për këdo që na voton”- Trump mbyll konventën e Republikanëve me premtime e paralajmërim për zgjedhjet: Votoni ose do të shkoni në ferr!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com