• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Metës/ Komisioni hetimor kërkon informacion nga policia e shtetit

by S M
10/08/2019 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka filluar të mbledhë prova kundër kreut të shtetit. Para se deputetët të shkonim me pushime në adresë të disa institucioneve janë dërguar disa shkresa për informacione mbi pasojat që ka sjellë anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti Meta.

Kështu, mes institucioneve që Kuvendi ka kërkuar informacione janë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme, ku 2 titullarëve të këtyre institucioneve iu është kërkuar informacion në lidhje me trendin e krimeve zgjedhore, para dhe pasi Presidenti të anulonte me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, shkruan sot.

“Numri i kallëzimeve të referuara në organin e Prokurorisë për shkelje penale të procesit zgjedhor gjatë periudhës kohore 1 janar 2019- 10 qershor 2019 në shkallë vendi; Numri i kallëzimeve të referuara në organin e prokurorisë për shkelje penale të procesit zgjedhor gjatë periudhës kohore 10 qershor 2019 e në vijim, në shkallë vendi”, janë disa nga pyetjet që Komisioni Hetimor iu ka dërguar në kërkesë Prokurorisë dhe Policisë. Por këto institucione i kanë dërguar përgjigje Kuvendit në lidhje me kërkesën me informacione që mazhoranca kërkon t’i përdorë për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra.

Më konkretisht, dje ka dalë në media përgjigjja e Policisë së Shtetit, ku sipas shkresës së firmosur nga Ardi Veliu, para se Presidenti të dekretonte anulimin e zgjedhjeve, kishte pasur vetëm 2 kallëzime për krime elektorale, ndërsa pas 10 qershorit, u proceduan 192 persona. “Në total, për periudhën 01 janar 2019 -10 qershor 2019 janë gjithsej 2 kallëzime që lidhen me procesin zgjedhor, të referuara në Prokurori, zbuluar 1, ose 50% e tyre.

Në këto vepra penale është proceduar 1 autor, i cili ndiqet në gjendje të lirë. Në total për periudhën 10 qershor 2019 e në vazhdim, janë gjithsej 32 kallëzime që lidhen me procesin zgjedhor, të referuara në Prokurori, zbuluar 27, ose 84,37% e tyre. Në këto vepra penale janë proceduar 192 autorë, nga të cilët 71 persona të arrestuar, 18 të ndaluar, 60 ndiqen në gjende të lirë dhe 43 janë larguar dhe shpallur në kërkim policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shtetit për Komisionin Hetimor.

Përveç institucioneve që janë vënë në lëvizje, duke i kthyer përgjigje Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për shkarkimin e Metës, edhe Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje për këtë gjë. Sipas informacioneve, mësohet se në 9 shtator, ekspertët e Venecias do të zbarkojnë në Tiranë, ku pritet të takojnë palët para se të japin një opinion mbi ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Ilir Meta.

Por gazeta mësoi se Komisioni i Venecias pritet të japë një raport të ndërmjetëm, në mënyrë që të vijohet sa më shpejt me procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Po ashtu, mësohet se mazhoranca qeverisëse është e vendosur për të shkarkuar Metën, pavarësisht vështirësive që po haset për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Next Post
FOTOT/ Blogu i njohur: Mrekullia e lundrimit me jaht në Shqipëri

FOTOT/ Blogu i njohur: Mrekullia e lundrimit me jaht në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com