• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Metës / Balla: Presidenti ka probleme me leximin e Kushtetutës!

by A R
09/02/2022 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takimi me banorët e Karbunarës, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

Në fjalën e tij Balla ka reaguar lidhur me vendimin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Sipas Ballës presidenti ka probleme me leximin e Kushtetutës dhe se Kuvendi ka vendosur ta shkarkojë, por vendimmarrja i takon Gjykatës Kushtetuese.

“Zgjedhjet tashmë po bëhen vit pas viti, duke rizhvilluar zgjedhjet vendore për një mandat të shkurtër 1-vjeçar edhe pse Presidenti i Republikës duhet t’i kishte thirrur këto zgjedhje në korrik apo në gusht të vitit të kaluar, por ju e dini që presidenti ynë ka probleme me leximin e Kushtetutës dhe kuvendi ynë ka vendosur ta shkarkojë, por kjo vendimmarrje i takon Gjykatës Kushtetuese. Unë kërkoj votëbesimin tuaj për një kandidate tepër të mirë për shkak të eksperiencës së saj në qeverisjen vendore, për shkak të eksperiencës në menaxhimin e financimeve të huaja dhe 16 viteve në nivelet e qeverisjes vendore e bëjnë

Eriseldën kandidaten e duhur për të punuar apo transformuar më tej Bashkinë Lushnje me të gjitha investimet publike që kjo bashki ka nevojë. Këto janë zgjedhje të cilat Sali Berisha dhe Ilir Meta i thirrën, jo për t’u përballur me ne sepse me ne e dinë si dalin por për t’u përballur me Lulzim Bashën sepse secila prej tyre duhej thirrur ne kohën e duhur. Në Shkodër zgjedhjet duheshin thirrur në gusht të 2019-ës dhe nuk u thirrën. Përse? Pra kjo lë vend për dy beteja, beteja jonë për të transformuar Lushnjen dhe beteja e Saliut dhe Ilir Metës me Lulzim Bashën. Kërkojmë votëbesimin tuaj, t’i japim mundësinë Eriseldës të fillojmë të bëjmë punë të cilat kanë kohë që presin, këtu tek ju dhe në të gjithë Bashkinë Lushnje. Prandaj nuk duhet ta humbasim këtë moment, pasi kundërshtari ynë nuk janë kandidatët e Lulit, Saliut apo Ilirit por thirrja ime është që të kemi sa më shumë pjesëmarrje në 6 mars.

Është e dukshme që Partia Socialiste me Eriselda Sefa do t’i fitojë këto zgjedhje. Rezultati i këtyre zgjedhjeve ka shumë rëndësi që unë ta kem më të lehtë që në ditën e mësuesve në 7 mars apo 8 mars t’i kërkojmë Edi Ramës më shumë mbështetje për Lushnjen. Lushnja ka dhënë shumë dhe nuk ka marrë atë që ka merituar nëse do e shohim në shumë aspekte: Është Bashkia e shtatë më e madhe në Shqipëri.

Pozicioni gjeografik kyç, kudo që të shkosh duhet të kalosh në Lushnje. Ndaj për këtë arsye dua që të jemi të gjithë bashkë në datën 6 mars, t’i japim kësaj vajzës votëbesimin për të drejtuar Bashkinë e Lushnjes,” përmbylli fjalën e tij z. Balla.

/a.r

Next Post
“Opozita e vërtetë jemi ne”/ “Rithemelimi” i Berishës: Rama mbështet Bashën, fushatë të përbashkët në Lushnje

“Opozita e vërtetë jemi ne”/ "Rithemelimi" i Berishës: Rama mbështet Bashën, fushatë të përbashkët në Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In