Nërpritet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.
Ka qenë përfaqësuesi i presidentit, këshilltari Bledar Dervishaj që ka kërkuar një orë kohë pasi pritet të jepen konkluzionet perfundimtare.
Seanca pritet të rinisë përsëri në orën 12:00. Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është shprehur se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve.
Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”, ndërsa këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij, u sollën me urgjencë.
/b.h