• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Dedes/Një standart i ri në Drejtësi?!

by Java News
18/02/2019 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi edhe precedentin se të ardhurat e fituara nga emigracioni nuk do të konsiderohen të ligjshme nëse nuk janë të dokumentuara dhe të tatuara.
Nga Vladimir Karaj
Argumenti i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja për “remitanca të njohura botërisht” u rrëzua si i pamjaftueshëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili nuk pranoi si të ligjshme të ardhurat e pretenduara prej huave nga i vëllai dhe kunati. Në vendimin e zbardhur të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një nga argumentet e shkarkimit të Dedjes ishin paratë me origjinë nga emigracioni, që sipas trupës gjykuese nuk kishin të gjitha burim të ligjshëm.
Vendimi i zbardhur i KPA tregon se trupa gjykuese e udhëhequr nga Ardian Hajdari si kryesues, Luan Daci relator dhe gjyqtaret Albana Shtylla, Rezarta Schuez dhe Natasha Mulaj, pranoi thuajse të gjitha argumentet e Komisionerit Publik. Nga ana tjetër, ajo rrëzoi pretendimet e Dedjas, në një rast duke i cilësuar ato “të papajtueshme, në kundërshtim të hapur me faktet evidente në dosje, duke mohuar një fakt flagrant”.

Në vlerësimin përfundimtar KPA gjeti se ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese kishte “në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë ligjërisht dhe njëkohësisht nuk ka deklaruar plotësisht pasuritë në përdorim të tij. Për këtë arsye, nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”.

Bashkim Dedja e kaloi fazën e parë të vetingut me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me mendimin në favor të kryesueses Valbona Sanxhaktari dhe anëtarit të trupit gjykues, Roland Ilia. Ndërkohë relatorja e çështjes Xhensila Pine votoi kundër konfirmimit të tij në detyrë.

Vendimi i KPK u apelua nga Komisioneri Publik pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, për kriterin e pasurisë, duke arsyetuar se vendimi i KPK-së nuk ka qenë i bazuar në prova.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 17 dhjetor 2018 shkarkimin e Bashkim Dedjes.

Gjykimi për remitancat

Dedja pretendoi një pasuri të ngritur kryesisht nga të ardhurat personale dhe nga huatë pa interes prej të afërmve emigrantë. Në deklarimit e tij para KPK dhe po ashtu para KPA-së, ai pretendoi se kishte pasur të ardhura të mjaftueshme dhe se po ashtu të afërmit e tij kishin pasur mjaftueshëm fitime për t’i dhënë atij huatë e pretenduara.

Por Kolegji vuri në dukje një sërë mangësish. Duke u nisur nga hetimi i kryer prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe pretendimet e Komisionerit Publik, KPA gjeti si shkelje faktin që kontributi i njërit prej vëllezërve në një apartament në Tiranë të blerë në vitin 1998 nuk ishte deklaruar në “Deklaratën Vetting”.

KPA rrëzoi arsyetimin e shumicës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se “mospërfshirja e një burimi që ka ekzistuar më parë, por nuk ekziston më në momentin e deklarimit në formularin e vetting, i cili ka për objekt vetëm burimin e pasurive ekzistuese çmohet se nuk përbën shkak për fshehje të pasurisë apo deklarim të pasaktë”.

Përkundër këtij vendimi, Kolegji arsyeton se “fakti që vëllai M.D. nuk ishte më i interesuar për këtë pasuri pas vitit 1997 dhe u shlye për kontributin e vet sipas shpjegimeve të subjektit të rivlerësimit, nuk ndryshon faktin që kontributi i vëllait në atë kohë ishte burim i krijimit të kësaj pasurie, i cili duhet të deklarohej në deklaratën vetting” . Nisur prej këtij fakti, KPA e cilësoi këtë moment si deklarim të pamjaftueshëm.

Një tjetër pikë që duket se ishte vendimtare në arsyetimin që çoi në shkarkimin e Dedjas, ishte qëndrimi mbi ligjshmërinë e të ardhurave të vëllait dhe kunatit, të cilët kishin dhënë huatë. KPA vendosi të mos i njihte këto si të ardhura të ligjshme.

Pretendimeve të Dedjes se bëhej fjalë për fakte të njohura botërisht, mbi fitimet në të zezë të emigrantëve shqiptarë në vitet 90’, KPA i rrëzoi duke arsyetuar se jo të gjitha këto fitime prej emigracionit ishin të ligjshme.

“Trupi gjykues vëren se remitancat tregojnë se ka pasur flukse parash, të cilat kanë hyrë dhe vazhdojnë të hyjnë në Shqipëri, por ato nuk janë provë në këtë gjykim. Trupi gjykues ka parasysh që remitancat jo gjithmonë tregojnë se janë të ardhura të ligjshme”, thuhet në arsyetim.

Sipas KPA këto para të fitura në emigracion për të cilat nuk u vu në dispozicion dokumentacion justifikues as nga kunati dhe as nga vëllai i ish-kreut të Kushtetueses dhe që kishin shërbyer sipas vetëdeklarimit si burim për dy apartamentet një 98 m2 dhe tjetri 146 m2, nuk mund të konsideroheshin burim i ligjshëm.

“Subjekti i rivlerësimit nuk provoi me dokumentacion justifikues ligjshmërinë e burimit të krijimit të këtyre të ardhurave të dhëna hua,” thuhet në arsyetim, ndërsa vihet në dukje se në këtë pikë ishte e rëndësishme që të provohej edhe mënyra se si “ato kanë mbërritur te subjekti i rivlerësimit”. Sipas KPA, përtej faktit të njohur botërisht remitancat do të njiheshin si burim dhe do të merreshin në konsideratë në gjykim vetëm “nëse ka prova të mjaftueshme”.

Kolegji arsyetoi se në rastin e Dedjas “rezulton se personat e tjerë të lidhur, E.C. dhe M.D. nuk kanë justifikuar ligjshmërinë e të ardhurave për huatë e dhëna subjektit të rivlerësimit”. Provat e paraqitura prej Dedjas u konsideruan nga Kolegji të vlefshme vetëm për të provuar se huadhënësit kishin qenë të punësuar në Greqi dhe në Itali, por jo se sa fitonin.

Apartamenti në Golem dhe analiza finaciare

Rrëzimi i pretendimeve të Dedjes mbi huatë dhe moskonsiderimi i tyre si burim i ligjshëm, solli për pasojë bilanc negativ në analizën financiare. Pretendimet e Dedjes se duke përfshirë huatë, ai kishte pasur në dispozicion 51.4 milionë lekë dhe se duke hequr 39 milionë që ishin shpenzuar për shtëpitë e për jetesën, atij i mbeteshin 12.4 milionë lekë, u rrëzuan në arsyetimin e Kolegjit.

Kolegji, i cili nuk mori në konsideratë huatë nga vëllai dhe kunati, gjeti Dedjan me mungesë burimesh finaciare. Sipas vendimit për vitet 2010-2015 ish-gjykatësit i mungonin rreth 1 milionë lekë, ndërsa rezultoi edhe se ai nuk kishte pasur burime të mjaftueshme në një shumë të ngjashme për pagesën e kësteve për shtëpinë e blerë në vitin 1998.

“Pas zbritjes së tri kësteve të pagesës për apartamentin e banimit, si dhe të kostos së jetesës për periudhën referuese, sipas nivelit të dhënë në paragrafin 24.9 të këtij vendimi, subjekti rezulton me shpenzime të pambuluara për këtë pasuri në masën 1.035.652 lekë”, thuhet në vendimin e KPA.

Penalizues në rastin e Dedjas rezultoi edhe refuzimi për të justifikuar të ardhurat e vëllait tjetër, i cili jetonte në një fshat të Dibrës. Pretendimi i Dedjas se nuk ai nuk ishte person i lidhur u rrëzua nga KPA, që arsyetoi se ish-gjykatësi kishte përdorur apartamentin e të vëllait në Golem.

KPA gjeti si problematik mosdeklarimin e përdorimit të këtij apartamenti. “Ka pasaktësi në deklarim në lidhje me përdorimin e kësaj pasurie”, thuhet në vendim. Kolegji vlerësoi se “Subjekti i rivlerësimit e ka përdorur këtë pasuri, të cilën nuk e ka deklaruar as në deklaratën e pasurisë për procesin e rivlerësimit (vetting) të vitit 2016 dhe as në deklaratat vjetore, por e ka pohuar gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni”.

KPA arsyetoi se në rastin e mosdeklarimit të përdorimit të apartamentit “zbatohej parimi i prezumimit në favor të masës disiplinore të shkarkimit”. KPA po ashtu ngriti dyshime nëse bëhej fjalë për pronësi të fshehtë.

“Qëndrimet e subjektit të rivlerësimit për këtë marrëdhënie janë të ndryshme, të papajtueshme, në kundërshtim të hapur me faktet evidente në dosje, duke mohuar një fakt flagrant të ekzistencës së një marrëdhënieje kontraktuale midis subjektit të rivlerësimit dhe furnizuesit me energji elektrike OSHEE”, thuhet në vendimin e arsyetuar.

KPA vendosi të prishë vendimin e KPK-së që kishte vendosur me shumicë të konfirmonte Bashkim Dedjan dhe vendosi shkarkimin e tij. Ky ishte vendimi i parë i Kolegjit që prishte një vendim të shkallës së parë të vetingut.

Next Post
Tirana frenon Skënderbeun në Korçë

Superliga/Ja si do të jetë java e 23-të e Kampionatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com