• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimi i Bashës, Doktor ndaje me kë je!

by Endri Xhafo
29/05/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Xhafo

“Të shkarkojmë Lulzim Bashën”!

Ja një propozim konkret! Ja një kundër-masë konkrete kundër listës së shpresës së vrarë të Lul Bashës. Kundër vizionit të tij thellësisht klientelist të Republikës së Re-lindur. Ndoshta komardarja e fundit për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga dështimi spektakolar i Partisë demokratike më 25 qershor, 26-ta do të ishte tepër vonë; kamardarja e fundit për të shpëtuar partinë e idealeve të mëdha nga bjerrja e mëtejshme dhe përfundimtare e vlerave mbi të cilat u themelua; një shans i fundit që kjo parti të mund të mbajë ende gjallë shpresën në këtë vend. Pse? Sepse shpresën nuk e mban gjallë qeveria, pushteti në ushtrim e sipër, por ideali i opozitës, i aspiratave të pakonsumuara. Nëse e varros idealin duke e shndërruar partinë në ndërmarrje familjare, e ke dënuar krejt popullin në një dëshpërim të thellë, në një depresion kolektiv! Por sado skuth e djallëzor që është, Luli është prapë shumë i vogël për një të keqe kaq të madhe! Ndaj duhet të ikë një orë e më parë! Çështja është ç’mendon ti Doktor?

Doktor, duhet ta ndash me kë je! Ti the se s’kishe dijeni për listat! Unë s’të besoj! Por nuk ka rëndësi tani ç’besoj unë apo plot të tjerë! Kemi një fakt, një kërkesë konkrete të bërë nga dy individë që përfaqësojnë dy linja historike të partisë: Arben Imami, një bashkëthemelues i PD-së, që e kërkoi demokracisë e brendshme qysh më 1992 kur ti drejtoje me dorë të hekurt, dhe Jozefina Topalli, që të qëndroi pranë kur Arbenit i mori koka erë dhe u vesh me roba ushtarake, duke shpallur majë tankut në Vlorë, marshimin drejt Tiranës për të të rrëzuar ty. Sot këta të dy janë bërë bashkë, edhe me bagazhin e përvojave të shkuara, të drejta apo të gabuara, dhe kanë shpallur një propozim konkret. Duhet ta ndash me kë je! S’mund të lash duart si Pons Pilati “unë s’dija gjë”! S’dije gjë, por tani që di ç’mendon? Ose do të thuash që vërtet ti s’dije gjë, por kryetari veproi konform kompetencave të veta, ose do të pranosh që partia e Lulit që do të dalë pas 25 qershorit nuk është jo partia e ’90-ës, se atë e shkatërrove vetë në ’92-shin për ta ringritur prapë në 2005-ën, por nuk do të jetë as një hije e zbehtë e çdo ideali që ti vetë ke shpallur edhe kur nuk e zbatoje.

Doktor, unë e di që shefat e kanë të vështirë të pranojnë gabimin, sepse u mungon përulësia intelektuale për të pranuar që tjetri edhe mund të ketë të drejtë. Aq më pak mund ta pranojnë shefat gabimin kur bëhet fjalë për dështimin e beniaminit të tyre, investimit të tyre njerëzor në ndërmarrje apo politikë. Por dreqi e mori Doktor, pranoje që nëse Rama është një kopje e jotja, Luli është një kopje e keqe e Ramës!

Next Post
Përjashtimi i Mhill Fufit nga PD, flet për herë të parë Lulzim Basha

Shkarkimi i mundshëm i Bashës kërkon 136 vota në Këshillin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In