• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimet e padrejta nga puna u kushtojnë miliona euro shqiptarëve

by Java News
11/02/2019 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra e Studimeve INFOCIP publikoi sot një studim mbi marrëdhëniet e punës, sipas të cilit, rreth 30% e ngarkesës së gjykatave administrative dhe 60% e çështjeve në Gjykatën e Lartë në tre vitet e fundit e zënë punësimet dhe shkarkimet nga puna.

Nga studimi doli se një punonjës që humbi punën në shtet priti në dyert e gjykatës mesatarisht 840 dite (2.3 vjet) për të gjetur drejtësi në të dyja shkallët e gjykimit.

Shtuar edhe shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë, pritja arrin mesatarisht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet.

Sipas ligjit, afati ligjor që të zgjidhet një mosmarrëveshje administrative deri në Apel nuk duhet t’i kalojë 90 ditë.

Sipas INFOCIP, shteti të mos prodhojë kaq shume konflikt gjyqësor, që shkon në dyert e gjykatave, ose gjykatat të plotësohen me gjyqtarë.

“Në 2018 Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime, prej të cilave 1400, ose 29.5 %, kishin objekt marrdhëniet e punës.

Në 2017 dha 5546 vendime, prej të cilave 1601 ose 30%, kishin si objekt marrëdhëniet e punës.

Afro 77% e ankimuesve fituan çështjet e tyre gjyqwsore për pushim të padrejtë nga puna” – thotë studimi i INFOCIP.

Janë 10 mijë e 625 paga që shteti duhet të paguajë si dëmshpërblim për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në 2018 në Apelin Administrativ.

Janë 19003 paga të cilat duhen paguar si dëmshpërblim personave që fituan gjyqet në 2017.

Për rreth 30 mijë paga të cilat duhen dëmshpërblyer për dy vitet e fundit fatura që duhet paguar nga shteti është rreth 15 milion euro.

Në vitin 2015 nga thesari i shtetit u paguan rreth 22 milion euro për ekzekutim vendimesh gjyqësore të viteve pararendëse.

Në 2018 u paguan rreth 100 milion euro dëmshpërblime pagash për pushim të padrejtë nga puna.

Ndërkohë në Apelin Administrativ akoma nuk kanë mbërritur çështjet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjedhor.

Gjatë kohës së qeverisjes me ministra teknike, u raportuan rreth 600 pushime nga puna përpara se zgjedhjet të ndodhnin.

Pas zgjedhjeve, lëvizjet në administratë vijuan përsëri.

Bazuar në këto të dhëna, në vitin 2019 pritet serish te kemi një faturë të re që mund të shtojë me 5-7 milion euro barrën në buxhetin e shtetit, barrë të cilën duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Ka raste kur brenda një dite një drejtor i ri mund të bëjë 100 shkarkime nga puna. Largimet kolektive nga puna janë një barrë e rëndë për të gjithë.

Nëse gjykimi i këtyre padive do të realizohej shpejt, INFOCIP beson se dëmi ekonomik do të reduktohej ndjeshëm, pasi punonjësi do të kishte mundësi reale të rikthehej në vendin e punës përmes ekzekutimit të vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa qenë nevoja që shteti të paguajë dy rroga për të njëjtin vend pune, e në ndonjë rast edhe tre paga. VOA/

Next Post
Brexit/ Dogana të përbashkëta me BE-në, May kundër planit të liderit të opozitës

Brexit/ Dogana të përbashkëta me BE-në, May kundër planit të liderit të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

Krim i rëndë/ Sherr për një vajzë, shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani!

September 22, 2026
Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

September 22, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

“Dihet ku është Bleona”, avokati hedh poshtë pretendimet: Sajesa të turpshme, është një mashtrim i madh…

September 22, 2026
Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

September 22, 2026
Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

September 22, 2026
Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

September 22, 2026
Franca paralajmëron për një tronditje të re të naftës, i kërkon BE-së të lirojë kapacitetin e rafinerisë -

Franca paralajmëron për një tronditje të re të naftës, i kërkon BE-së të lirojë kapacitetin e rafinerisë –

September 22, 2026
Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com