• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkimet e drejtorëve në bashkitë, Baçi: Dhanë dorëheqjen se kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë

by B K
21/08/2025 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ashpër pas shkarkimeve të fundit në administratën lokale të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për News24, Baçi e akuzoi Ramën për abuzim me pushtetin dhe përpjekje për të mbuluar aferat korruptive.

Sipas tij, dorëheqjet e disa drejtorëve janë një mënyrë për të shmangur hetimet dhe përgjegjësitë ligjore. Ai kërkoi që Prokuroria të nisë sa më parë hetime, veçanërisht në qytetin e Fierit dhe në kompaninë shtetërore Albpetrol.

Deputeti demokrat paralajmëroi gjithashtu se opozita do të vijë me një agjendë të qartë në shtator, ndërsa akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve.

Luan Baçi: Rama tregoi dhe njëherë se i duket vetja perëndi, kur shkarkoi drejtorët nëpër Bashki. Prokuroria të hetojë të gjithë drejtuesit lokalë, mund të kenë qenë për burg. Prandaj edhe kryeministri Edi Rama donte t’i shkarkonte. Kur jep dorëheqjen vërteton se je i korruptuar. Këta drejtorë japin dorëheqje sepse ata që e dinë se janë për në qeli. Sa i përket asaj që do të bëjë PD, presim shtatorin për të përcaktuar agjendën e opozitës.

Këto nuk ishin zgjedhje. Rama nuk ka zhvilluar zgjedhje, por kishim makineri-shtet që ka paguar dhe ka bërë çdo pisllëk që mund të bëhet për të marrë zgjedhjet. Aq shumë vjedhje ka bërë, sa dolën llogaritë përtej pritshmërive, shkuan 83 deputetë. Ishte grabitje ditën për diell. Kjo qeveri nuk do e ketë të gjatë. Nëse Prokuroria sidomos në Fier, te Bashkia dhe tek Albpetrol, nis hetime, do të gjejë afera të tmerrshme korruptive.

Next Post
Motra denoncon humbjen pa gjurmë të 44-vjeçarit në Fier, për herë të fundit u pa duke dalë nga banesa e saj tre ditë më parë

Motra denoncon humbjen pa gjurmë të 44-vjeçarit në Fier, për herë të fundit u pa duke dalë nga banesa e saj tre ditë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Votoni Bibin, duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

“Trump mund të godasë Iranin me armë bërthamore brenda pak ditësh” / Paralajmërimi tronditës: Netanyahu po ushtron presion, vendimi deri më 7 nëntor

November 3, 2026
Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kapin shifrën rekord prej 12 mld $

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kapin shifrën rekord prej 12 mld $

November 3, 2026
Si ëndrra për Harvardin e një vajze pakistaneze përfundoi në tragjedi

Si ëndrra për Harvardin e një vajze pakistaneze përfundoi në tragjedi

November 3, 2026
Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat e SHBA-së për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance, paralajmëron për përgjigje

November 3, 2026
Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Paralajmërimi i BSH: Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

November 3, 2026
Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

Lufta detare Rusisë-Ukrainë zgjerohet në Detin e Zi, NATO forcon krahun lindor pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

November 3, 2026
Sulmohen nga hakerat pro rusë qeveria italiane, zbardhet mesazhi i tyre: Ndihmoni veten, pastaj Ukrainën!

Nga siguria e fondeve te mbrojtja nga hakerat, ja çfarë duhet të dini për ligjin e ri të pagesave

November 3, 2026
Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike

November 3, 2026
Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë mjete elektrike dhe 2,6 milionë makina ‘të huaja’

November 3, 2026
Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In