• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkarkim me valle

by Plator Nesturi
10/06/2021 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Kontrasti midis imazheve idilike të valleve dibrane në Presidencë dhe seriozitetit të kartonave të kuq në parlament për shkarkimin e Presidentit nga detyra, ishte dhe shembulli më i qartë i qasjeve të ndryshme që kanë për shtetin insitutucionet e caktuara. Ansambli artistik Dibra ishte thjesht dekori i mendësisë së vjetër që “dhe në gojë të ujkut hedhim valle”. Mendësi që na largoi dhe armiqësoi me botën, që i shërbente në mënyrë hipokrite madhështisë së liderit, dhe që gjithsesi një ditë do të largohej me zvarritje nga historia e vendit. Ilir Meta u shkarkua.

Nuk është më President i vendit megjithëse për këtë duhet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. 104 vota që e shkarkuan ishin shumë më tepër se nga 87 votat që e vendosën si President katër vite të shkuara. Krijohet kështu precedenti i parë në historinë politike shqiptare që një president shkarkohet nga detyra dhe kjo ndodh me personazhin që ka arritur të kapë postet më të larta të shtetit më shumë se askush tjetër.

Megjithëse njeriu më i investuar në poste politike, kryeministër, kryetar kuvendi e president, pakkush i ka dalë në mbrojtje në gjithë këto ditë Ilir Metës. Jo në kuptimin e kosoreve dhe sfurqeve, siç shprehej ish presidenti gjatë fushatës elektorale, por as në deklarata publike. Madje shumë ish-shokë të tij ishin më shumë se kundër, që nga Majko e deri te Braho, përveç ndonjë miku të ri si Maliqi. Për teprimin në ndërhyrje gjatë fushatës elektorale dhe për deklaratat nervoze e pa ekuilibër në muajt e fundit, pak kush mund të kish guximin ti justifikojë. Madje as Partia Demokratike. Në deklaratën e fundit të saj PD merrej vetëm me procedurën e shkarkimit të Presidentit, të cilën e quan antikushtetuese me arsyetimin se zgjedhjet e 25 prillit kanë formatuar në sfond një parlament tjetër që do të hyjë në fuqi në muajin shtator. Por as PD nuk shkruan një rresht të vetëm se presidenti nuk ka shkelur ligjin dhe se qenka në të drejtë të vet siç paska vepruar. Madje deklarata zyrtate e selisë blu as ia ka përmendur emrin askund Ilir Metës, por është marrë thjesht me fatin e Presidencës.

Më shumë se kaq si shpërfillje për fatin personal të Metës as që mund të pritej nga partia me e madhe e opozitës. Veç të futej me anë të Mziut në vallen dibrane, si shfaqja e fundit në nder të ish presidentit. Valle, që gjithsesi, i janë bashkuar me dëshirë virtualisht shumë protagonistë të të gjitha kaheve politike e që i janë gëzuar largimit të Metës.

fjala.al

Next Post
Horoskopi 18 Dhjetor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 10 qershor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In