• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

by Ylli Pata
26/12/2025 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

SPAK është institucioni më i rëndësishëm i reformës në drejtësi. Përkatësisht një organ prokurorie i posaçëm, i cili ka detyrë vetëm që të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar, përkatësisht bandat e armatosura dhe të fuqishme të trafikantëve që veprojnë në Perëndim.

Ky institucion lindi si pasojë e një përplasje të madhe politike në vend, një trauma reale mes politikës shqiptaret dhe qarqeve mediatike e financiare që e donin dhe ata që i friksoheshin kësaj risie.

Mazhoranca socialiste ishte ajo që e ideoi dhe e çoi përpara këtë process, duke pranuar rrugës compromise në mënyrë që ta bënte procesin sa më bipartisan të mundshëm. Kjo sepse ishin ndërkombëtarët, SHBA dhe BE që e shtynë mazhorancën në hapa e zhvillime që të arrihej një consensus qoftë edhe më i brishtë. Në fakt ky konsensus nuk u arrit kurrë. Madje krijimi i SPAK, përkatësisht instalimi i institucionit nëpërmjet akteve ligjore e proceduriale të emërimeve të prokurorëve dhe nisjes së punës erdhi përmes viteve të shumta me luftë, sherr të shoqëruar si gjithmonë me koktej molotovi dhe lëndë djegëse, si aperitivë. Ku si efekt festiv kishin çizmet e Monikës në sencën e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Njerëzit i mbajnë mend, pavarësisht kujtesës së shkurtër të panelisstëve e qarqeve politike.

E gjithë lufta bëhej për të vonuar e penguar, ngritjen e SPAK, i cili edhe pse pa ngritur ishte në perceptim popullor më i mirëprituri, kryëzohej në panelet e darkës, ku në realitet injorohej.

Lufta politike dhe polarizimi ishte i njëjtë si sot. Për natë qarkullonin skandalet e “vjedhjes” që nxirrte opozita ndaj mazhorancës, ku dilnin emra, përgjime, e meme të gatshme.

Mazhoranca pati një përgjigje ndaj këtyre akuzave, duke mos marrë rolin real të përballej me opinionin për t’i sqaruar dhe përgënjeshtruar. Çojini të gjitha akuzat e juaja në SPAK. Dhe opozita nuk vonoi, mbushi storage-n e prokurorisë speciale me mjëra faqe denoncimesh ndaj zyrtarëve të lartë të qeverive të Edi Ramës.

Karusel ky, i inaguruar nga oponionistja e BBV 5, me të famshmin denoncim të dërguar me postë ku akuzonte ministrin dhe kolegun e partisë së saj Lefter Koka.

Natyrisht në SPAK ka vërshuar një lumë por një det i vërtetë denoncimesh dhe çështjes nga mijëra e mijëra qytetarë, të cilët të gjendur më në fund të lirë për të folur për padrejtësitë 35 vjeçare i dërguan në vendin e duhur me shpresë të madhe.

Megjithatë, thuajse 80% e dosjeve të mëdha të nisura në SPAK për zyrtarët e lartë janë sjellë si denoncim nga politika. Mbahet mend deklarata e kreut të parë të SPAK, i cili tha publikisht se ne nuk fillojmë çështje pa një denoncim.

Të gjitha dosjet e nisura ndaj zyrtarëve të mazhorancës kanë ardhur nga PD, LSI apo parti të vogla si Nisma Thurje e Endri Shabanit. Ndërsa dosja Partizani siç dihet ka nisur pas denoncimit të Taulant Ballës, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së.

Sa kohë që media e kishte ngritur këtë skandal me vite e vite, askush nuk e vuri ujin në zjarr për të nisur një çështje.

Kjo pra është axhenda politike e SPAK, puna e të cilit në lëndën e parë të materialeve ka nisur nga politika. Ndryshe është me krimin e organizuar, kur dosjet vinin kryesisht nga institucionet europiane. Ndaj edhe puna për hetimin, akuzat dhe sekuestrimin e aseteve rezultoi më e qepur.

Kjo axhendë politike ka dhënë një disproporcion balance politike, i cili thënë të vërtetën parimisht u mirëprit nga publiku. i cili është mjaft i kënaqur nëse fokusi i SPAK është pushteti dhe abuzimi i zyrtarëve të saj. Por pikërisht “koencidenca” e lëvizjeve politike të dy rasteve të fundit ka krijuar këtë ngërç. Ku mazhoranca e Edi Ramës, pritet të ketë një qëndrim të ri publik sapo të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

A mund të jenë politike pasojat e kësaj axhende politike? Synimi karshi mazhorancës është i qartë, e kjo shikohet hapur në ndërveprimin e palës tjetër, e cila është refraktare mbi hetimet ndaj liderëve të saj. Po gjasat janë që të vijmë në një vijim apo përfundim politik të çështjes, që nuk se ka enigmë.

Next Post
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In