• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

by Ylli Pata
03/06/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sfiduesi më i madh dhe politik i Sali Berishës, eri tani duket Ilir Alimehmeti. I cili kërkon që Kolegji Zgjedhor të hapë votat preferenciale brenda PD-së për të parë pozitën e tij reale në zgjedhje.

Ky është një veprim që nuk ka marrë firmën dhe vulën e PD-së, por një akt juridik individual. Aulon Kalaja, kandidat për deputet në Durrës, ka dërguar në SPAK indiciet që ai ka atë që e quan vjedhje të votave brenda llojit. Ndërkaq, të tjerë kandidatë për deputetë dalin përditë dhe flasin për “friendly fire”.

Kurse pjesa e grupit të deputetëve që u venosën në listat e mbyllura në këmbim të ardhjes me Berishën nga ish-grupi parlamentar i Lulzim Bashës, sot po heshtin. Janë shumë pa veta që po e mbrojnë Berishën, në mos qoftë vetëm Flamur Noka. i cili jo pa qëllim kërkoi në grupin e Këshillit Kombëtart ë PD-së, për të shkuar në SPAK të hënën në mëngjes. Një provokacion tipik, që kishte synim për të maur pulsin dhe mbajtur shënim kush janë “luajalët” e vërtetë’.

Po përse po ndodh kjo situatë tani? Pëpos një spontaniteti që mund të vijë nga ndonjë nismë personale, gjithçka ka një arsye; nisja e procesit penal ndaj Sali Berishës.

Proces, i cili është zhvillimi më i rëndësishëm, edhe pse nuk duan ta quajnë të tillë shumica e televizioneve që bëjnë emisionet politike të mbrëmjes, e i mbushin me çështje të stisura nga zyrat e propagandës së PD-së.

Vendimi i gjykatësit paraprak, sipas reformës së re në drejtësi, është bazik për kalimin e një cështje në gjykim. Kushdo që e njeh sadopak ligjin, do të thotë se kemi të bëjmë një shpallje 50% fajtor.

Përkatësisht, të tre gjyqtarët që do ta gjykojnë çështjen në themel, do të duhet të marrin për bazë dispozitivin e vendimit të gjyqtarit paraprak.

Ndërkaq, procesi maratonë, që do të kthehet në event mediatik të fuqishëm, është krejt ndryshe nga pamjet e hyrjes dhe daljes nga Prokuroria Speciale. Pasi do të ketë një betejë të përditshme mes palëve në proces, provave, dëshmitarëve, luftës proceduriale e hileve për të bllokuar atë.

Gjyqi, nëse nuk do të bëhet i hapur, që ka gjasa të ndodhë, do të jetë një skandal i madh. Gjithsesi gjërat do të rrjedhin e do të mësohet dinamika e të parit proces për një skandal gjigand siç është marrja e një prone shtetërore, dhënia e saj vajzës së tij, e më pas ndërtimi nga hiçi i 19 kullave në atë territor.

Sali Berisha e di më mirë se të gjithë, se nisja e gjyqit ndaj tij do të lëkundë pozitat e tij në parti. Ndaj rriti tonet duke sulmuar Altin Dumanin, për të dëgjuar deputetët e tij, të cilët kanë heshtur. Sepse presin ndarjen e tortës së kreut të grupit dhe drejtuesve të komisioneve parlamentare.

Ndërkaq, ata që nuk janë zgjedhur deputetë, kërkojnë të vijojnë të qëndrojë në lojë për zgjedhjet vendore të ardhshme, përkatësisht duke u ofruar si kandidatë të mundshëm për kryebashkiakë.

Lojë, të cilën Sali Berisha ka treguar se e luan krejt ndryshe; pasi cakton gjithmonë ata që nuk bëjnë zhurmë dhe nuk i shikon si një rrezik i mundshëm. Por këtë radhë nuk e ka fuqinë të luajë hapur, pikërisht prej procesit, pasoja politike e të të cilit do të duket që në seancën e parë kur prokurorët do të lexojnë aktakuzën dhe prezantojnë listën e dëshmitarëve. E ku sipas të gjitha gjasave, avokatët e Berishës, do të tentojnë lojën proceduriale të të fituarit kohë. Por që tani, hapësirën e kanë më të vogël.

Next Post
Berisha nxin Shqipërinë në Asamblenë e PPE: Shqipëria narko-shtet, ka kartelet më të fuqishme në Europë

Berisha nxin Shqipërinë në Asamblenë e PPE: Shqipëria narko-shtet, ka kartelet më të fuqishme në Europë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Behuni te zotet e vetes,e partise qe perfaqsoni,te keni guximin te largoni kyt bastarte,komuniste,spiun e antishqiptare.Ju te rinjve duhet te ju vije zore,tju poshtroje ky flliqsire,qe mbane ere muti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In