Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi vdekjen e një 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Ngjarja ndodhi në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, A. M., ka humbur jetën.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r