• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkaktoi tragjedinë me 4 viktima dhe dy të plagosur në Tepelenë: Apeli vendos masën “arrest në burg me afat 20 ditor” për autorin

by Java News
26/04/2024 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën ndaj autorit të aksidentit të ndodhur më 17 mars 2024 me pasojë vdekjen e katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Apeli vendosi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg me afat 20 ditor” për autorin E. P..

Çështja u shqyrtua pasi E.P. u ankua duke e vlerësuar të padrejtë “arrestimin në flagrancë” dhe  caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 rreth 300 m larg hyrjes së Tepelenës në by pass-in që devijon qytetin.

Riza Rapaj, 42 vjeç, nga fshati Luftinjë, që udhëtonte me një mjet tip “Benz” nga Tepelena drejt Memaliajt ka kryer një manovër të gabuar, duke u përplasur me mjetin tip “Toyota” që vinte nga drejtimi i kundërt. Brenda Toyotës udhëtonin 5 persona të të njëjtës familje. 42 vjeçari që u bë shkak për aksidentin dhe drejtuesi i mjetit Toyota Lavdosh Bega, 62 vjeç, kanë humbur jetën në vendngjarje.

Më pas u konfirmuan të vdekur gjatë transportit për në spital edhe Lefteri Bega 57 vjeç bashkëshortja e Lavdoshit dhe Afërdita Meta 85 vjeç, nëna e kësaj të fundit.

Të plagosur rëndë brenda të njëjtit mjet mbetën Jani Meta rreth 60 vjeç dhe Lavdie Ismail Meta 61 vjeç familjarë të tyre. Një mjet i tretë tip “BMË” që udhëtonte në të njëjtin sens me “Toyotën” është përfshirë në aksident si pasojë e rrethanave të papritura. Tre persona që udhëtonin brenda mjetit të tretë kanë vetëm dëmtime të lehta. Ata kanë marrë mjekime në spitalin e Gjirokastrës dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit rëndë janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga hetimi paraprak mendohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia mbi normën e 42 vjeçarit Rapaj, lagështia në rrugë me pasojë rrëshqitjen nga korsia.

Aksidenti mori përmasa dramatike pas përfshirjes në të të mjetit të tretë që për pasojë rriti bilancin e të lënduarve dhe të vdekurve në këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i gjykatës së Apelit.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Çështja nr. 1:

Më datë 17.03.2024, rreth orës 19:10, shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, janë njoftuar se në rrugën dytësore Tepelenë-Memaliaj, poshtë kalasë së qytetit, kishte ndodhur një aksident rrugor me pasoja të rënda, i dyshuar për këtë aksident është shtetasi me iniciale E. P.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 108, datë 20.03.2024, ka vendosur:

1. Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të të dyshuarit E. P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj të dyshuarit E. P masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit përsa i përket vlerësimit të masës, duke e vlerësuar të padrejtë “arrestimin në flagrancë”, caktimin e një masë sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi:

-Miratimin e vendimit penal nr. 108 , datë 20.03.2024 të Gjykates së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në lidhje me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim E. P.
-Ndryshimin e vendimit në lidhje me masën e sigurimit si më poshtë :
Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg me afat 20 ditor” për personin nën hetim E. P./m.j

Next Post
S’ka më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon e monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

S'ka më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon e monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com